1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhjetra të vdekur në Bagdat - Seria më e ashpër e atentateve qysh prej disa muajsh

Jërg Kaminski17 Gusht 2005

Si pasojë e një serie sulmesh me bomba sot në mëngjes në kryeqytetin e Irakut, Bagdat, gjetën vdekjen dhejtra njerëz. Një zëdhënës i ministrisë së brendëshme, njoftoi, se ka mbi 40 të vdekur, dëshmitarët okularë flasin për 60 syresh, ndërsa mbi 70 persona janë plagosur.

https://p.dw.com/p/Aqj6
Pas atentatit kamikac 60 km në Jug të Bagdatit
Pas atentatit kamikac 60 km në Jug të BagdatitFotografi: dpa - Report

Bomba e parë shpërtheu rreth orës 8 sipa sorës lokale në afërsi të një stacioni autobusi. Pak më vonë në të njëjtin vend ndodhi një shpërthim i dytë. Në këtë çast disa qindra njerëz ndodheshin në zonën përreth stacionit të trenit. Nga kjo pikës udhëtojnë shumë autobusë dhe taksi kryesisht në drejtim të Jugut të Bagdatit.

Të paktën dy autobusë u shkatërruan plotësisht, prej tyre ka mbetur vetëm germadha e hekurishteve të karbonizuara. Në shehin e parkimit u gjetën të shpërndara gjymtyrë të viktimave, gjë që flet për fuqinë e madhe të shpërthimit. Në sallën e pritjes së autobusëve pati skena tronditëse. Burra që qanin dhe shtrëngoshehin me njëri-tjetrin për t´u ngushëlluar. Një burrë, i cili humbi të afërmit e tij gjatë atentatit, akuzonte qeverinë, se nuk po bën gjë për mbrojtjen e popullsisë.

Të plagosurit u dërguan nëpër spitale - ndë rtë tjera edhe në klinikën Al Kindi. Ndërsa këtu silleshin viktimat me urgjencë, në një spital tjetër shpërtheu një tjetër auto-bombë.

Ky ishte sulmi më i rëndë qysh prej muajsh në kryeqytetin irakian. Dyshimet janë, se pas kësaj serie qëndron dora e rrjetti të Al Kaidës, ose e ndonjë bande tjetër terroriste të sunitëve. Kjo pasi grupi i jordanezit Abu Musab al Sarkavi përpara disa ditësh deklaroi, se do të vrasë çdo sunit që do të involvohet në hartimin e kushtetutës. E pikërisht sot antarët e këtij komisioni fillonin punën për hartimin e kushtetutës së Irakut.

Kjo koinçidencë kohore me serinë e sulmeve nuk mund të jetë rastësi, vlerësojnë vëzhguesit në Bagdat. Për politikanët amerikanë dhe irakianë atentatet e stome janë një dëshmi tjetër për atë, se duhet nxituar në hartimin e kushtetutës. Ata argumentojnë, se nëse Iraku do të posedojë një kushtetutë të qartë mund të asgjësohet baza e terrorizmit. Deri të hënën e ardhëshme më 22 gusht përfundon afati i punës për komisionin kushtetutes. Më pas projektkushtetuta duhet t´i paraqitet parlamentit.

Edhe në pjesë të tjera të vendit ka pasur atentate me viktima. Në afërsi të Kirkukut në Veri të Irakut gjetën vdekjen gjashtë ushtarë irakianë, të cilët duhet të ruanin një linjë të transportimit të naftës. Një grup të maskuarish sulmoi patrullën duke qëlluar ndaj ushtarëve që mbetën të vrarë.