1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti britanik rrёzon planin e Johnso-it pёr Brexit

23 Tetor 2019

Parlamenti britanik votoi kundёr planit kohor tё kryeministrit Boris Johnson pёr Brexitin. Vendimi konsideorhet si goditje e rёndё pёr qёllimin e Johnsonit pёr daljen nga BE-ja mё 31 tetor.

https://p.dw.com/p/3RkIE
Großbritanien | Boris Johnson | Unterhaus  London
Fotografi: Reuters/Handout/UK Parliament/J. Taylor

Pas njё dёshtimi tё rёndё nё votimin e parlmentit britanik kryeministri Boris Johnson e pezulloi legjislacionin e tij pёr marrёveshjen e Brexit-it. Ai do tё negociojё me BE-nё pёr njё shtyrje tjetёr tё afatit. Por njёkohёsisht ai duhet tё avancojё edhe pёrpgatitjet pёr njё dalje pa marrёveshje nga BE-ja, tha Johnson tё martёn (22.10) nё mbrёmje nё parlament.

"Pasiguri edhe mё e madhe"

Kryeministri njёkohёsisht u shpreh i zhgёnjyer, qё dhoma e ulёt e parlamentit sёrish kёrkoi shtyrjen. „Ne po pёrballemi me pasiguri edhe mё tё mёdha tani", tha Johnson. "BE duhet tё vendosё tani, se si do tё reagojё ndaj kёrkesёs sё parlamentit pёr njё shtyrje tё re. Qeveria duhet tё ndjekё drejtimin mё tё pёrgjegjshёm dhe tё pёrshpejtojё pёrgattjet pёr njё rezultat No-Deal." Deputetёt mё parё nё votim e rrёzuan planin e ngjeshur kohor tё Johnson-it pёr Brexit-in. Gjithsej ishin 322 deputetё kundёr Johnsonit, dhe 308 pro planit tё tij.

Johnson pati kёrcёnuar, se shtegu pёr njё Brexit No-Deal hapet, nёse plani i tij dёshton dhe dalja mё 31 tetor ёshtё e pamundur. Pushteti pёr ecurinё e mёtejshme duhet tё jetё nё Britaninё e Madhe dhe jo nё Bruksel.

Pёrmbajtja e marrёveshjes me BE-nё prej 110 faqesh pёr Brexit-in iu bё e ditur deputetёve tё hёnёn (21.10) nё mbrёmje. Shumё parlamentarё kёrkuan mё shumё kohё pёr t'u njohur me dokumentin. Ka nevojё pёr diskutime lidhur me qendrimin mbi tё drejtat e punёmarrёsve, normave pёr mjedisin dhe nё radhё tё parё mbi ҁёshtjen e unionit doganor qё lidhet me problemin e Irlandёs sё Veriut.

Dokumenti i Johnson-it parashikon, qё Britania e Madhe tё dalё nё fakt si e tёrё nga unioni doganor me BE-nё. Por de facto Irlanda e Veriut nё njё pjesё tё madhe do tё mbetet e lidhur me rregullat e tregtisё tё BE-sё. Nё parim marrёveshja e zhvendos kufirin nё jug tё ishullit irlandez. Kjo has nё rezistencёn e partisё protestante irlandezo-veriore, DUP.

kle/rb/wa (dpa, rtr)