1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhunë pas protestash në Madrid

PP (dpa, Reuters)23 Mars 2014

Incidentet ndodhën pas një prej demonstratave më të mëdha kundër politikës së qeverisë në Madrid.

https://p.dw.com/p/1BUR1
Fotografi: Reuters

Një nga protestat më të mëdha të muajve të fundit kundër politikës së kursimeve në Spanjë përfundoi me dhunë.

Pas një proteste kundër politikës së kursimeve të qeverisë konservatore në Spanjë në Madrid pati trazira të rënda. Në përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe policisë u plagosën 101 vetë, ndër ta dhe 67 policisë. Një zëdhënës i policisë tha se janë arrestuar 24 persona të dhunshëm.

Incidentet ndodhën pas një prej demonstratave më të mëdha të zhvilluara prej disa muajsh kundër politikës së qeverisë në Madrid. Protestuesit, që kishin ardhur në Madrid nga pjesë të ndryshme të Spanjës u përleshën me policinë në rrugë. Në pankarta demonstruesit kërkuan ndër të tjera që " Për krizën duhet të paguajnë bankierët " dhe "Jo shkurtimeve". Protestat u zhvilluan nën sloganin: "Bukë , punë dhe strehim për të gjithë."

Madrid Demonstration gegen Austerität
Fotografi: picture-alliance/dpa

Sindikatat dhe shoqata studentore të krahut të majtë si dhe grupe dhe nisma qytetare kishin bërë thirrje në disa qytete spanjolle për "Marshime për dinjitet" për të mobilizuar rotestuesit kundër shkurtimeve në sektorin social, kundër varfërisë dhe për të drejtat e njeriut dhe drejtësi sociale.