1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dilema e politikës së azilit

26 Qershor 2018

Në minitakimin e nivelit të lartë për politikën për azilin në Bruksel nuk u morën vendime. Por prej fjalimeve të 16 kryetarëve të shteteve apo të qeverive mund të nxirren disa konkluzione për mundësitë e diskutuara.

https://p.dw.com/p/30Frx
Mittelmeer - Deutsches Rettungsschiff Lifeline - Hunderte Flüchtlinge sitzen auf dem Mittelmeer fest
Fotografi: Reuters/Mission Lifeline

Ministri i Brendshëm gjerman Seehofer ngul këmbë për një refuzimin efektiv afatshkurtër të azilkërkuesve në kufijtë gjermanë dhe dëshiron masa të menjëhershme. Angela Merkel mbështet idenë e marrëveshjeve dypalëshe për riatdhesim. Pra, ç'ndikim mund të kenë brenda Gjermanisë propozimet apo idetë nga Brukseli?

Sigurimi më i mirë i kufirit të jashtëm të BE-së:

Agjencia e BE-së Frontex do të punësojë deri në vitin 2021 rreth 10,000 kufitarë të rinj. Po ashtu mandati i saj që sot është shumë i kufizuar, duhet të zgjatet. Pyetjet janë se cilat do të jenë detyrat e kufitarëve, a duhe të parandalojnë ata të gjitha hyrjet e refugjatëve, azilkërkuesve apo migrantëve? Po ashtu për të siguruar kufirin detar në Mesdhe nevojitet një flotë më e madhe.

EU-Minigipfel
Minitakimi i nivelit të lartë për politikën për azilin në Bruksel Fotografi: picture alliance/AP Photo/Y. Herman

Kampe jashtë BE-së:

Austria dhe vende të tjera mbrojnë idenë e ngritjes së kampeve në Libi apo gjetkë në Afrikën e Veriut për refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët, që synojnë të vijnë në Evropë përmes Detit Mesdhe.Në këto kampe duhet të vendoset se kush ka të drejtë për azil dhe kush jo. Ideja nuk është e re, para 14 vjetësh atë e ka hedhur edhe ish-ministri i Brendshëm gjerman Otto Schily (SPD). Deri tani kjo ide ka dëshuar, sepse asnjë vend nuk është treguar i gatshëm për të ngritur një kamp të tillë. Një veprim i tillë do të ishte shumë problematik edhe nga ana ligjore. Disa vende propozuan që ky kamp të ngrihet në ndonjë ishull të pabanuar në Detin Mesdhe sipas "modelit australian".

Mittelmeer - Deutsches Rettungsschiff Lifeline - Hunderte Flüchtlinge sitzen auf dem Mittelmeer fest
Fotografi: Reuters/Mission-Lifeline/H. Poschmann

Kampe brenda BE-së:

Franca, Spanja dhe Italia u shprehën se mund të imagjinojnë edhe kampe në qytetet porte të BE-së, ku mund të mbahen të internuar refugjatët, azilkërkuesit apo emigrantët. Në këto kampe duhet të vendoset për hyrjen e tyre në BE ose për dëbimin e menjëhershëm. Këtë model ka kohë që e përdor Hungaria në kufirin tokësor me Serbinë. Refugjatët dhe emigrantët mbahen në një "zonë tranzit" drejtpërsëdrejt në kufi dhe pas një procedure shumë të shkurtër azili ata i dëbojnë. Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh që vendimi nëse dikujt i njihet apo jo e drejta e azilit të merret në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Dëbimi i azilkërkuesve të refuzuar:

Komisioni i BE-së kërkon që të pakten 70% e azilkëkuesve të refuzuar të ekstradohen për në vendet e tyre. Kjo kuotë nuk është plotësuar nga Gjermania, Italia apo vende të tjera. Kërkohen pra përshpejtimi i proceseve gjyqësore në rastet e kërkesave për azil.

Po ashtu propozohet që për të penguar azilkërkuesit që largohen me kokën e tyre nga Italia apo Greqia dhe shkojnë në vende të tjera, pë raste të tilla të vendosen gjoba të larta dhe këtyre njerëzve të mos u ofrohen ndihma sociale, strehim apo ushqim.

Libyen Tripolis illegale Migranten
Fotografi: picture-alliance/Xinhua/H. Turkia

Dëbimi i azilkërkuesve në kufi është sot i vështirë, sepse banka e të dhënave "Eurodac" ku regjostrohen shenjat e gishtërinjve nuk është e plotë.

Marrëveshjet dy- dhe tri palëshe:

Kancelarja Merkel shprehet për marrëveshje të tilla, nëse nuk arrihet një zgjidhje evropiane gjithëpërfshirëse. Por ende nuk është e qartë se cili vend mund të bjerë dakord për diçka të tillë. As Austria, as Italia nuk kanë interes të ripranojnë personat e refuzuar në kufirin gjerman. Ministri i Brendshëm i Italisë e refuzon një gjë të tillë, megjithëse rregullat e famshme të "Dublinit" për juridiksionin në rastin e azilit në thelb e garantojnë këtë gjë.

Shfuqizimi i marrëveshjes së Dublinit?

Italia do që azilantët të mos qëndrojnë në vendin e parë të origjinës por të shpërndahen në bazë kuotash në vendet e BE-së. Kjo do të thotë fundi i marrëveshjes së Dublinit. Por si kancelarja Merkel edhe ministri i Brendshëm Seehofer janë kundër shfuqizimit të marrëveshjes. Në këtë kuadër të gjithë presin me kërshëri se çdo të vendoset të takimin e 28 shteteve të BE-së që do të zhvillohet më 28 dhe 29 qershor.

 

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE