1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dilema per te ardhmen e BE-se

AV2 Qershor 2005
https://p.dw.com/p/ArvH
Fotografi: dpa

Refuzimi i kushtetutes evropiane nga hollandezet, qe erdhi pas refuzimit te francezeve hap diskutimet per pasojat e rezultateve te referendumeve ne te ardhmen e kesaj bashkesie shtetesh.

Gazeta Handelsblatt qe del ne Düsseldorf shkruan:

"Ai qe mbjedh eren do te korre stuhine dhe kjo vlen edhe per Evropen. Qe prej vitesh kryetaret e qeverive te shume shteteve te BE nxisin ndjenja antievropiane. Ne France dhe Hollande kjo fare tani ka mbire. Entusiazmi per Evropen nuk bie mbi njerezit si shpirti i shenjte. Ideja evropiane mbahet vetem atehere e gjalle, kur personalitete bindese bejne reklame per te. Helmut Kohl dhe Fransua Miterrand ia arriten, por Gerhard Schreder dhe Zhak shirak nuk jane perpjekur fare. Ne vend te kesaj kancelari dhe presidenti ia vune fajin per papunesine dhe konjunkturen e dobet burokrateve te paafte dhe te etur per pushtet te komisionit te BE-se ne Bruksel. Nje fushate e madhe pro Bashkimit Evropian do te ishte e domosdoshme, por pas kaq sulmeve ndaj Brukselit Schrederit dhe Shirakut i mungon kredibiliteti. Ajo qe u mbetet eshte nje menaxhim i shpejte i krizes.

Gazeta "Mannheimer Morgen" lidhur me kushtetuten evropiane

"Jo-ja ndaj kushtetutes evropiane eshte nje shuplake per burokracine feudale ne Bruksel, nje kundershtim i hapur i vizioneve abstrakte dhe vullneteve jodemokratike. Qytetaret e Evropes duan te vendosin, ne se Turqia ben pjese tek rrethi i tyre kulturor dhe jo te ushqehen me doktrina administrative lidhur me zgjerimin e metejshem. Me refuzimin e tyre francezet dhe hollandezet vihen ne mbrojtje "te Evropes se tyre, te ardhmen e se ciles nuk duan t´ia besojne vetem nje elite te ngritur politike. Ai qe ankohet pra per te ardhmen e pasigurte te kushtetutes, nuk ka kuptuar ende se qytetaret ne shtetet themeluese te BE percaktojne tani tempin e Evropes." "Non" dhe "Nee" nuk jane vota antievropiane, por thirrje per nje bashkesi demokratike, ne te cilen popujt ta percaktojne vete rrugen e tyre. Qeveria e ardhshme gjermane duhet te nxirrte prej kesaj mesime."

"Wiesbadener Kurier" shkruan:

"Qe me kushtetuten ndodhet para deshtimit dicka, qe ne fakt eshte e drejte sqaron se projekti Evrope ka nje problem te madh besueshmerie dhe transmetimi. Politikanet nuk ia kane arritur, qe te zgjidhin kontradikten ne dukje ndermjet integrimit evropian dhe identitetit nacional. Ketu qendron ne fakt deshtimi i tyre. Edhe ketu ne Gjermani, ku per ratifikimin ka mjaftuar aprovimi nga parlamenti federal dhe ai ne lande, askush nuk duhet te beje iluzione se mungojne opinionet kritike ndaj Evropes tek qytetaret."


"Westfälische Rundschau" lidhur me opinionet ne popullsine gjermane

"...Edhe ne Gjermani kushtetuta evropiane nuk do ta kishte mbijetuar referendumin popullor. Eshte perhapur nje ndjenje gati histerike antievropiane. Tani kthehet trefish: Perpjekja per ta trajtuar kapercimin historik te ndarjes se Evropes si ceshtje teknike institucionale, se ciles u nenshtrohen frikerat e njerezve. Zakoni i disa politikaneve nacionale qe t´ia veshin fajin burokracise se Brukselit edhe pse disa propozime vinin nga vete vendet anetare dhe se fundi orientimi strikt i komisionit te tregu dhe konkurrenca, nga e cila ka vuajtuar balanca sociale ne BE. Eshte detyre e qeverive, qe te shkeputur nga projektkushtetuta e komplikuar, te arrijne nje reforme te rrugeve absurde te marrjes evropiane te vendimeve."

Mindener Tageblatt shkruan

"Cfare te bejme? Kryetaret e shteteve dhe qeverive si dhe politikanet e partive parimisht proevropiane s´kane nga t´i ikin te dhenit llogari per mbingarkimin e qytetareve qe gjen shprehje ne perhapjen e antipatise, psh me nje moratorium per planet e reja te zgjerimit deri ne Turqi. Ata duhet te distancohen nga hipokrizite thuajse skizofrene ne te gjitha vendet dhe partite, te cilat avantazhet e bashkimit gjithnje ia dedikojne meritave nacionale, por qe bllokojne sa te mundin projektin evropian dhe e diskretitojne me fajesime te te gjitha llojeve dhe bejne sikur nuk kane te bejne me te."

Dhe ne fund gazeta "Süddeutsche Zeitung" e Münihut

"Evropa ndodhet ne fillim te nje ere te re: Qeveri te tjera qe mendojne me pak sipas parimeve te shtetit nacional do te projektojne nje vizion te fresket te politikes evropiane. Ata ndoshta do te pranojne, se ngarkesa me megazgjerimin dhe me kushtetuten ishte teper shume per qytetaret e kontinentit. Ata shpresojme se nuk do t´i japin fund zgjerimit dhe t´i mbyllin dyert e klubit."