1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ditë vendimtare për Edmund Shtojberin

Armin Fritc16 Janar 2007

Vazhdon debati në Vildbad Krojt, ku po zhvillon punimet fraksioni i partisë kristiansociale (CSU) mbi të ardhmen e kryeministrit Edmund Shtojber

https://p.dw.com/p/AqnJ
Edmund Shtojber, kryeministri bavarez
Edmund Shtojber, kryeministri bavarezFotografi: AP

Dita e sotme është ditë vendimtare për kryeministrin bavarez, Edmund Shtojber. Pas javësh debati mbi kandidaturën e tij si kryeministër vitin e ardhshëm, bërjes publike të skandalit të përgjimit, rënies së vlerave në sondazhe, dhe çështjes së largimit apo jo të tij, sot Shtojber do të duhet te japë përgjigje para fraksionit të partisë së tij kristiansociale në Vildbad Krojt. Dhe këtu janë disa pro dhe disa kundër kandidaturës së tij.

Një diskutim të hapur synonte fraksioni kristiansocial në Vildbad Krojt me Edmund Shtojberin mbi krizën aktuale të udhëheqjes në parti- dhe me sa duket ja ka dalë mbëne. Shefi i fraksionit, Joachim Herman qe informonte herë pas here shtypin, u shpreh:

"Ne kemi zhvilluar një diskutim faktik, të hapur në një atmosefrë shumë të mirë. Kemi patur 35 kerkesa për të marrë fjalën, nga të cilat vetëm gjysmën kemi realizuar aktualisht. Kështu është e mudnur që diskutimi të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes."

Shtojberit i duhej të dëgjonte shumë kritika dhe me sa duket një moment ai vendosi të kalojë në ofensive. Përmes përkrahesve të tij ai la të kuptohej se ai dëshiron të luftojë për qëllimet e tij për këtë edhe do të rikandidonte, por ai nuk është i detyruar ta bëjë një gjë të tillë. Kjo do të thotë që Shtojber për herë të parë e ka kaluar në sferën e se mundshmes, heqjen dorë nga posti, ose së paku ai po i afrohet pozicionit të CSU-së.

Ai dëshiron një kongres të parakohshëm të partisë, që në shtator, madje në këtë kongres do të duhet të dalë edhe një grup pune që të udhëheqë fushatën zgjedhore në vitin 2008. Shtojber është shprehur se ai do që të merret një vendim konsensual për këtë dhe se ai është i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tij. Kjo do të thotë që Shtojber po e lë fatin e tij politik në duart e partisë. Në Vildbad veçse nuk është mbledhur partia kristiansociale por vetëm fraksioni.

Deklaratat nga qarqet e Shtojberit lënë vend për interpretime. Duket se Edmund Shtojberi nuk ka shumë mbështetje të madhe brenda fraksionit gjatë punimeve në Vildbad Krojt.

Gazetarët pritën dje me shumë kuriozitet ndonjë deklaratë zyrtare, por në orët e vona doli vetëm një zëdhënës i kancelarisë dhe frakionit, i cili u shpreh se nuk ka asgjë më për të deklaruar ditën e hënë.

Shoudauni pritet ditën e sotme kur të mbërrijnë edhe 80 deputetë të të gjithë fraksionit në Vildbad Krojt, dhe kur të marrë fjalën vetë Edmund Shtojberi. Si do ta presë fraksioni sugjerimin e Shtojberit se nuk është i detyruar të kandidojë sërish, mbetet të sqarohet sot në Vildbad Krojt.