1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Do të kemi mundësinë që të shihemi së shpejti pranë kutive të votimit"

DW20 Prill 2007

Presidenti rumun i shkarkuar, Trajan Bashesku akuzohet se ka shkelur rëndë kushtetutën. Ai hedh poshtë akuzat e ngritura.

https://p.dw.com/p/Ar8J
Trajan Bashesku
Trajan BasheskuFotografi: DW

Parlamenti rumun votoi për shkarkimin e presidentit, Trajan Bashesku (Traian Basescu ) nga posti. 332 deputetë dhe senatorë votuan për një referendum për shkarkimin e Basheskut, ndërsa 101 votuan kundër.

Kritikët e akuzojnë presidentin rumun, se ka ndërhyrë fort në politikën e brendshme duke i tejkaluar kompetencat e tij. Sipas komisionit hetimor, Bashesku, i cili ndodhet në post që në vitin 2004, ka shkelur rëndë kushtetutën në 19 raste të dëshmuara. Ai akuzohet gjithashtu se ka dështuar në rolin e tij si ndërmjetësues dhe ka mbrojtur interesat e mafias.

Bashesku i hedh poshtë këto akuza dhe përforcoi edhe njëherë synimet e tij ndaj postit të presidentit. Para mijëra demonstruesve në Bukuresht, Bashesku u shpreh: "Do të kemi mundësinë që të shihemi së shpejti tek kutitë e votimit". Turma ndërkohë brohoriste "Mos jep dorëheqjen", "Ne të duam".

Para votimit në parlament 55 vjeçari kumtoi se do të japë dorëheqjen, në rast se deputetët do ta suspendojnë. Sfondi i krizës ka të bëjë me grindjen e vazhdueshme mes Basheskut dhe kryeministrit, Kalin Popesku Traiçenau.