Dokumentat e bёra publike mbi vrasjen e John F. Kennedy

Pёr vrasjen e John F. Kennedy edhe sot vazhdojnё tё qarkullojnё teori komploti. Por tё gjitha janё dёshmuar si tё rreme. E megjithatё sa mё pak qё ato shpjegojnё tё kaluarёn, aq mё shumё ato dёshmojnё pёr tё sotmen.

Pёr vrasjen e John F. Kennedy edhe sot e kёsaj dite vazhdojnё tё qarkullojnё teori komploti. Por tё gjitha janё dёshmuar si tё rreme. E megjithatё sa mё pak qё ato shpjegojnё tё kaluarёn, aq mё shumё ato dёshmojnё pёr tё sotmen.

„Njё konfuzion ".  Kёshtu e shpreh pёrmbledhtas pёrshtypjen e tij politologu dhe publicisti Larry J. Sabato pёr dokumentat e bёra tani publike mbi vrasjen e John F. Kennedy nё nёtor 1963. Me orё tё tёra ai e ka studiuar kёtё material prej rreth 2800 dokumentash – e si rrjedhojё rezultatet ai i pasqyroi nё „Nju Jork Times" me njё analizё tё pёrgjthshme.

Sipas tij Meksika askohe ishte partnere kooperuese e SHBA-sё; ky vend ndihmonte para vrasjes sё Kennedy-t nё pёrgjimin e ambasadave tё vendeve tё tjera. Avokati Mark Lane, i cili asokohe mbronte nёnёn e vrasёsit tё Kennedy-t Lee Harvey Osёald, ka nxjerrё teori tё mirёfillta komplotesh. Por studimi i dokumentacionit nuk ka nxjerrё asgjё, veҁse njё sёrё informacionesh tё parёndёsishme, kёshtu mund ta kuptosh analizёn e Sabato.

Por dosjet e papublikuara deri mё sot pёr kёtё rast ngjallin kuriozitet. Pasi Trump udhёzoi publikimin e dokumentave, CIA, FBI si dhe tё tjera shёrbime sekrete insistonin, qё tё paktёn njё pjesё e tyre tё mbaheshin sekrete. Sipas tё dhёnave tё Shtёpisё sё Bardhё, kёto shёrbime duan qё nё kёtё mёnyrё tё garantojnё mbrojtjen e informantёve tё atёhershёm. Tani Trump u ka dhёnё shёrbimeve sekrete njё afat prej gjashtё muajsh nё mёnyrё qё ato nё pretencёn e tyre tё argumentojnё mos publikimin e tyre.


Na ndiqni!