1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dorëheqja e qeverisë bullgare - Pse-të dhe prapaskenat

Alexander Andreev/Lindita Arapi20 Shkurt 2013

Pas protestave për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike, kryeministri Boiko Borissov dha dorëheqjen të martën. Protestat janë shenjë e pakënaqësisë së bullgarëve me punën e qeverisë.

https://p.dw.com/p/17hxp
Boiko Borissov
Boiko BorissowFotografi: AP

"Hajdutë, maskarenj, mafia" këto ishin thirrjet e demonstruesve bullgarë ditët e fundit. Fillimisht protestat nisën për shkak të faturave të larta të rrymës elektrike dhe ngrohjes, por më pas ato u drejtuan kundër të gjithë qeverisë. Nga ana formale çmimi i energjisë elektrike në Bullgari është më i ulti në BE, në Gjermani energjia kushton tre herë më shumë. Megjithatë dy operatorët privatë, shoqëria çeke, CEZ, dhe ajo austriake EVN kërkojnë tarifa të larta të rrjetit. Kjo bëri që çmimi i energjisë të dyfishohej brenda një viti, për shumë bullgarë gati i pamundur të paguhej.

Me një pagë mesatare prej 360 eurosh në muaj dhe një pension rreth 150 euro, mjafton vetëm një rritje e çmimit të energjisë që shumë bullgarëve t'u rrezikohet sigurimi i ekzistencës. Furnizuesit me rrymë elektrike justifikohen me argumentin se ata humbasin rentabilitetin, po qe se vazhdojnë të mbajnë çmimet e vendosura nga qeveria.

Bulgarien Regierung Rücktritt Proteste
Protestat nisën për shkak të faturave të larta të rrymës elektrikeFotografi: Reuters

Varfëri e përgjithshme në Bullgari

Kabineti i Boiko Borissovit është kabineti i parë qeveritar që dha dorëheqjen para kohe që nga anëtarësimi i Bullgarisë në BE. Çmimi i energjisë elektrike ishte vetëm preteksti i protestave dhe krizës qeveritare - në të vërtetë bëhet fjalë për një zhgënjimin e shpresave për rritjen e mirëqenies së bullgarëve, sqaron Marco Arndt nga fondacioni Konrad Adenauer.

Bullgaria, ashtu si Rumania janë dy vendet më të varfra të BE-së, por nga ana fiskale më të stabilizuarat. Bullgaria i përmbush të gjitha kriteret e Maastricht-it, një fakt jo i pa rëndësishëm ky, po të kujtojmë krizën në vendin fqinjë me Bullgarinë, Greqinë. "Por për këtë stabilitet të politikës financiare paguhet një çmim i lartë. Investimet në infrastrukturë mungojnë, dhe aty ku bëhen ato financohen më së shumti nga fondet e BE-së. Të ardhurat janë shumë të ulta, prej vitesh nuk vërehet ndonjë rritje e tyre, pensionet nuk mjaftojnë për të jetuar. Sipas një stastistike të një gazate bullgare në shkurt, 1,5 milionë bullgarë jetojnë nën kufirin e varfërisë."

Dorëheqja - Veprim i nxituar

Edhe Johanna Deimel nga Shoqata e Europës Juglindore në Mynih i sheh çmimet e energjisë thjesht si pretekst, shkaqet më të thella qendrojnë në masat e gabuara ekonomike dhe socialpolitike të qeverisë. "Ato janë një ventil për të ngritur zërin kundër padrejtësisë sociale. Gjendja e vështirë ekonomike dhe shoqërore është vetëm pjesërisht pasojë e krizës ekonomike dhe shoqërore në hapësirën e eurozonës."

Johanna Deimel zu sehen, Expertin für das Kosovo bei SOE Gesellschaft. Stichwort: Interview Deimel / Kosovo Fortschrittsbericht der EU-Kommission
Johanna DeimelFotografi: Southeast Europe Association

Por sipas Deimel dorëheqja e qeverisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. "Një njeri si Borissov që është kujdesur aq shumë për imazhin e tij si njeri që zgjidh punë, heq dorë si fëmijë kur i mungon simpatia e popullit, kur qytetarët protestojnë shumica në mënyrë paqësore në rrugë. Vendi ka nevojë për një udhëheqje të mençur dhe me pozicion të qartë, jo për një dorëheqje nga ofendimi."

Ora e populistëve dhe ekstremistëve

Borissov që konsiderohet një i pasionuar pas Bashkimit Europian mendon se ai do të dëgjojë popullin. Dhe kur policia e tij sulet me dhunë kundër popullit, si ndodhi në Sofia të martën, ai nuk mund ta mbajë më këtë përgjegjësi, tha kryeministri. Por pas kësaj fshihen taktika pushteti. Borissov ka interes për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai e parasheh rrezikun e rënies së vlerave në sondazhe për partinë e tij, GERB dhe humbjen e mazhorancës në korrik.

Analistja Johana Deimel mendon se nuk po trokasin kohë të mirë për Bullgarinë. Shanset që GERB të fitojë janë shumë të vogla. "por tani po bie ora e populistëve dhe ekstremistëve - qendra do ta ketë shumë të vështirë." Pritet reagimi i presidentit Rossen Plevneliev. Ai ka kompetencën të thërrasë për konsultime për krijimin e një qeverie rpovizore. Vëzhguesit në Sofje mendojnë se si ish-ministër në qeverinë e Borissovit ai do të dëgjojë ish-bosin e tij dhe do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.