1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drashkoviq: Serbia duhet ta tërheqë padinë kundër NATO-s

(fg)23 Korrik 2004

Ministri i jashtëm i bashkësisë shtetërore "Serbi-Mali i Zi" i ka dhënë një intervistë shtypit të Beogradit ku ndër të tjera ai ka deklaruar se në mbledhjen e Këshillit të Minsitrave të Serbisë dhe Malit të Zi, ka kërkaur që të tërhiqet padia kundër NATOs.

https://p.dw.com/p/Aquz
Drashkoviq dhe lideri i vrarë serb Gjingjiq
Drashkoviq dhe lideri i vrarë serb GjingjiqFotografi: AP

Vuk Drashkoviq, është zyrtari i parë nga Serbia që haptas deklarohet për tërheqjen e padisë kundër NATO-s, të ngritur në kohën e pushtetit të Sllobodan Milosheviqit kundër Aleancës Veriatlantike për sulmet gjatë kohës së luftës, derisa pushtei i Millosheviqit në Kosovë po kryente pastrimin etnik. Drashkoviq, gjithashtu është ndër zyrtarët e parë të Beogradit që deklaron haptas se regjimi i Millosheviqit në Kosovë ka kryer spastrim etnik. Në një intervistë dhënë shtypit të Beogradit, minsitri i jashtëm i bashkësisë shtetërore Serbi-Mali i Zi, thotë do të ishte shumë më mirë sikur Serbia dhe Mali i Zi të tërhiqnin padinë kundër NATO-s duke shtuar se në këtë kontest do të duhej që edhe Kroacia dhe Bosnja pastaj të tërhiqnin paditë e tyre për gjenocid dhe agresion të bëra kundër Serbisë. Drashkoviq, shtypit beogradas i deklaroi se tërheqjen e padisë kundër Nato-s duhet bërë nga fakti se "aleancat nuk mund të ngriten mbi bazën e padive."

Drashkoviq më tej tha se në nivel të Serbisë dhe Malitë të Zi, politika e jashtme bazohet mbi parimet e përcaktimit për integrime europiane dhe për antarësim në programin "Parteneritet për Paqe" të NATO-s, mirëpo për fat të keq shtoi ai, ndryshe flitet dhe ndryshe veprohet.

Sipas fjalëve të Drashkoviqit nuk bën që publikisht të flitet për atë se Serbia duhet të respektojë para bashkësisë ndërkombëtare obligime ndaj Tribunalit të Hagës, e në anën tjetër të bëhet gjthëçka që është e mundur të mos plotësohet këto obligime.

Sa i përket Kosovës, Drashkoviq tha se është tragjike që në Serbi nuk pranohet fakti, që gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, regjimi i Millosheviqit bëri pastrim etnik kundër Shqiptarëve në Kosovë. Të gjitha televizionet më të njohura botërore e kanë transmetuar direkt pastrimin etnik të ndodhur në Kosovë. Dhe me sa më kujtohet, qindra e qindra kufoma nga Kosova fshehtas janë varrosur në poligonet e polcisë së Millosheviqit në Beograd. Për të gjitha këto është folur haptas në Beograd dhe kjo nuk mund të fshihet.

Kur sot ndodhem në Uashington, Nju Jork, Moskë apo Bruksel deklaroj vazhdimisht se është obligim i bashkësisë ndërkombëtare që tani të menjanojë pasojat e pastrimit etnik kundër serbëve ashtu si bëri kur menjanoi pasojat e pastrimit etnik kundë shqiptarëve që bëri Millosehviq. Në këtë mënyrë unë luftoj për popullin tim dhe për të drejtat e tyre në Kosovë tha Drashkoviq, i cili ka shtuar se Serbia duke përmbushur obligimet ndaj Tribunalit të Hagës i thotë definitivisht lamtumirë kohës së Millosheviqit dhe antivlerëve të të regjimit të tij.