1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dueli Gjermani-Angli mbyllet me fitoren e kombëtares gjermane

27 Qershor 2010

Skuadra e Gjermanisë mundi atë të Anglisë me rezultatin 4:1 duke u kualifikuar për në çerekfinale.

https://p.dw.com/p/O4XD
Ekipi gjerman pas përfundimit të ndeshjesFotografi: AP

Ekipi gjerman fitoi ndeshjen e sotme me përfaqësuesen e Anglisë me rezultatin 4:1 duke u klasifikuar në këtë mënyrë për çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit 2010. ´

Në mbrëmje do të përcaktohet edhe kundërshtari i kombëtares gjermane për ndeshjen e së shtunës së ardhëshme më 3.07.2010 pas ndeshjes që luhet sonte Argjentinë-Meksikë.

Fußball WM 2010 England Deutschland Flash-Galerie
Thomas Mueller i entuziazmuar pas realizimit të golit të tretë për ekipin gjermanFotografi: AP

Miroslav Klose shënoi golin e parë në minutën e 20-të.

Lukas Podolski shënon për herë të dytë në portën e kundërshtarit në minutën e 32-të.

Thomas Müller gjuajti dy herë me sukses në minutat e 67-të dhe të 70-të.

Fußball WM 2010 England Deutschland
Wayne Rooney , lojtari më i mirë Anglisë pas përfundimit të deshjesFotografi: AP

Golin për anglezët e shënoi Matthew Upson (në minutën e 37-të). Goli i Frank Lampardit nuk u njoh prej arbitrit uruguajan Jorge Larrionda.

Pas Italisë dhe Francës edhe Anglezvë u duhet të laroghen nga arena e këtij kampionati. Humbja me rezultatin 4:1 është për anglezët humbja më e thellë që kanë përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e turit të finales në kampionatet botërore.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Pandeli Pani