1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debati i parë televiziv - Clinton kryeson

27 Shtator 2016

Me shumë interes u prit debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për president në Shtetet e Bashkuara, asaj demokrate, Hillary Clinton e kandidatit republikan, Donald Trump. Konfrontimi ishte i fortë ashtu siç pritej.

https://p.dw.com/p/2QciN
USA Wahlkampf TV Duell
Fotografi: Reuters/L. Jackson

Pas një përshëndetjeje miqësore duke tokur duart, të dy rivalët startuan pa vonesë debatin konfrontues, madje duke ndërprerë herë pas here njëri-tjetrin. Moderatori duhej të ndërhynte disa herë. Por për vëzhguesit, pas një debati të nxehtë, 90 minutësh është e qartë: Hillary Clinton ishte më e përgatitura në debat nga ana përmbajtësore.

USA Wahlkampf TV Duell
Fotografi: Getty Images/AFP/W. McNamee

Debati në Hofstra University në Hempstead në Long Island në shtetin federal Nju Jork u transmentua nga disa televizione amerikane, si edhe përmes twitterit dhe You Tube në internet, live. Priteshin deri në 100 milionë spektatorë.

Dy kandidatët u përplasën për tema si lufta kundër terrorizmt ndërkombëtar, tregtia dhe integrimi i pakicës afroamerikane. Trump kritikoi marrëveshjen e tregtisë me Meksikën e shtetet aziatike, si edhe politikën tatimore të qeverisë. Kjo sjell largimin e firmave amerikane dhe humbjen e vendeve të punës në SHBA, tha ai.

USA Wahlkampf TV Duell
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Angerer

Ndërsa kandidatja demokrate u kundërpërgjigj se planet tatimore të Trumpit do të dëmtonin ekonominë amerikane. Nga ana tjetër ajo kritikoi edhe admirimin që Trump ka shprehur për presidentin Putin. Clinton deklaroi se sulmet ajrore kundër milicëve islamistë të IS-it duhej të forcoheshin dhe hodhi poshtë akuzat e Trump se ajo dhe presidenti Obama me tërheqjen e nxituar nga Iraku janë fajtorë për forcimin e IS-it.