1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dueli Tadiç Nikoliç - Zgjedhjet presidenciale në Serbi

20 Janar 2008

Në Serbi kanë filluar zgjedhjet për kryetarin e ri të shtetit. Rreth 6,7 milionë shtetas me të drejtë vote mund të vendosin për njërin nga 9 kandidatët.

https://p.dw.com/p/Cv3M
Sfidantët Boris Tadiç dhe Tomislav NikoliçFotografi: picture-alliance/ dpa
Nisur nga shanset më të mira për fitore që duket se i kanë lideri i opozitës, nacionalisti Tomislav Nikoliç dhe presidenti aktual Boris Tadiç, këto votime konsiderohen edhe si referendumi për ose kundër Evropës. Rezultati i zgjedhjeve do të tregojë dhe preferencat e zgjedhësve për kahun e politikës së ardhshme në vend. Ekstremisti Nikoliç mbron krijimin e një Serbie të madhe që përfshin territore në thuajse të gjitha shtetet fqinje. Ai gjithashtu është kundër anëtarësimit të Serbisë në BE dhe synon një lidhje më të ngushtë me Rusinë. Tadiç përfaqëson kursin pro-evropian. Meqënëse asnjë prej kandidatëve nuk pritet të marrë shumicë absolute janë parashikuar zgjedhje balotazhi për datën 3 shkurt.



Tadiç: E ardhmja në Evropë

Boris Tadic, neuer serbischer Präsident bei der Stimmabgabe
Boris Tadiç duke votuarFotografi: dpa



Për Boris Tadiçin, presidentin aktual ka vetëm një rrugë drejt BE-së. Atje është e ardhmja, atje duhet të mbërrijë vendi i tij, argumenton ai: "Duhet të them, se në këto zgjedhje votohet për dy rrugë të ndryshme. Për një jetë më të mirë dhe rrugën e Evropës, dhe për rrugën e gabuar, që e çon Serbinë përsëri në drejtim të viteve 90."


Nikoliç: Rusia faktor i paevitueshëm

Präsidentenwahl in Serbien - Tomislav Nikolic
Tomislav Nikoliç gjatë votimitFotografi: picture-alliance/ dpa


Kundërshtari i tij, radikali Tomislav Nikoliç, bën tjetër vlerësim për BE-në. Për të Rusia është më e rëndësishme. Nikoliç mendon se vendi i tij duhet të lidhet më ngushtë me vëllezërit ortodoksë. Në një seancë në parlamentin serb, ai bëri biles apel, që Serbia të bëhet republikë ruse. Që kjo thënie nuk ka qenë aq me mend këtë e ka kuptuar ndërkohë radikali: "Rusia do të jetë një faktor i paevitueshëm në të ardhmen. Rusia është partneri më i rëndësishëm i BE-së. Dhe politikanët tanë përpiqen të na bindin, se ne duhet të shkojmë ose me Rusinë ose me BE-në. Kjo është çmenduri, sepse Rusia dhe BE kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Ne duhet t´i bashkojmë këtu Rusinë dhe BE-në." Megjithë këto fjalë në dukje pajtuese, mbetet e qartë se në këto zgjedhje përplasen dy botë të papajtueshme: Presidenti properëndimor Tadiç dhe radikali Nikoliç.


Edhe analisti Srdan Bogosavljeviç i konsideron zgjedhjet si referendum pro, ose kundër Evropës. "Për fat të keq mendoj se qytetaret dhe qytetarët nuk e kanë kuptuar ende, se sa të ndryshme janë konceptet e të dy favoritëve. Njerëzit nuk e kuptojnë, se çfarë pasojash mund të kenë rezultatet e zgjedhjeve. Nëqoftëse do të ketë ndryshim pushteti, do të ndodheshim para një kthese serioze politike në Serbi."


Por nuk është e thjeshtë që t´i entusiazmosh zgjedhësit për BE-në. Pavarësia e Kosovës është para portës. Dhe BE luan këtu një rol të madh. Deklaratat e politikanëve për këtë temë bëhen gjithnjë e më të qarta: Njohja e pavarësisë së njëanshme të Kosovës duket e sigurtë, dërgimi i një misioni të BE-së në Kosovë është planifikuar. Këto janë plane, që shkaktojnë shqetësim në Serbi.


Prej javësh kryeministri Kostunica dhe ministrat e tij përpiqen të arrijnë një vendim të BE-së. BE ose do të dërgojë mision e tij në Kosovë ose do të nënshkruajë marrëveshjen e stablizim asociimit. Për të shmangur pasojat negative, presidenti Tadiç dërgoi javën e kaluar ministrin e tij të jashtëm në Bruksel dhe Berlin. Ai duhej të sigurohej, se do të nënshkruhej me të vertetë marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe BE-së.