1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Durimi mori fund

Alfred Schmit26 Mars 2007

Marrëdhëniet ndermjet Londrës dhe Teheranit momentalisht janë të ngrira. Trupat iraniane të premten arrestuan 15 marinarë britanikë

https://p.dw.com/p/ArJ7
Ushtarë britanikë në ushtrime
Ushtarë britanikë në ushtrimeFotografi: AP

Qeveria në teheran akuzon Britaninë e Madhe, se ka hyrë pa të drejtë në ujërat e saj. Britania e madhe ditët e para pas arrestimeve është përpjekur që të shmangë ndonjë përshkallëzim. Por tani vetepermbajtja britanike ka marrë fund.

Nga këndvështrimi britanik gjendja është fare e qartë: Njerëzit duhet të lirohen. Dhe sa më parë të jetë e mundur. Akoma nuk e dinë përgjegjësit në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të jashtme, se ku ndodhen 15 marinarët. Një gjendje që e shtyu kryeministrin Toni Blair, që të heqë dorë nga rezervimi i gjatë.

Deri tani tha Blair gjatë festiviteteve për BE-në në Berlin të dielën, ai ka qenë i mendimit, se diplomatet e të dyja palëve duhet ta sqaronin cështjen me njëri-tjetrin, pa probleme të mëdha. Por tani ai e sheh veten të detyruar të flasë dhe fjalet e tij ishin shumë më të qarta se zakonisht. "Nuk është e vertetë, se njerezit tanë kanë hyrë në ujerat territoriale iraniane. Dhe shpresoj se qeveria iraniane e kupton se sa rëndësi ka ky proces. Shpresoj se ditet e ardhshme do të gjendet një zgjidhje. Dhe sa më parë të ndodhë kjo, aq më e thjeshtë është për ne të gjithë. Palës iraniane i duhet bere e qartë, se ne e marrin shumë seriozisht qëndrimin e saj. Ishte i pajustifikueshem dhe i gabuar."


Që prej të premtes pasdite në mediat britanike paraqiten gjithnjë eksperte për politikën e jashtme dhe atë ushtarake. Thuajse njëzëri ata e shohin bllokimin e marinareve britanike si një provokim të qëllimtë të udhëheqjes iraniane. Irani po tregon muskujt dhe do të prezantohet si fuqi në rajon, thotë sir Richard Dalton. Ai ka qenë deri para pak vitesh amabsadori britanik në Teheran. "Irani dëshiron të ketë ndikim në rajon. Irani do që amerikanet të terhiqen nga Iraku. Irani do të zbusë influencën e Izraelit. Por Irani nuk do ta zgjerojë territorine tij. Ne nuk flasim këtu për një vend, i cíli do të sulmojë të tjerët për këtë shkak. Bashkësia nderkombetare ka një interes të qartë në lidhje me programin atomik iranian. Por vendi duhet edhe ta ketë influencën, që i takon."

Studjuesi i Iranit Sadeq Sabah shprehu në televizionin britanik pikëpamjen, se vete vendimi i keshillit të Sigurimit i fundjavës nuk i bën përshtypje Teheranit. Forumi vendosi në Nju Jork, që të ashpersojë sërish sanksionet kunder Iranit, sepse ai nuk heq dorë ngha programi atomik. "Mendoj, se momentalisht Irani ka aq shumë probleme, sa që nuk u bën aspak përshtypje, nqs u bëhet më shumë presion. Por vendi vazhdon të jetë i izoluar, përsa i përket cështjes së programit atomik. Ndoshta ka forca në qeverinë iraniane, që mendojnë se aksione të tilla, si keto janë ide e mirë, Por sigurisht që ka edhe shumë që mendojnë se Irani duhet të veprojë me mend dhe të gjejë më mirë shokë të rinj, se sa të bëjë armiq të rinj."

Pala britanike është e mendimit se njerëzit e saj mbahan nga iranianet pa të drejtë ligjore. Dhe në Londer janë shumë të zemeruar sepse një arrestim i tille nuk është i justifikuar as një rast lufte.