1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dy ministri të reja në Kosovë

Bekim Shehu7 Dhjetor 2005

Para vitit të ri do të krijohen në Kosovë edhe dy ministri të reja, ajo e rendit dhe ministria e drejtësisë. Krijimi i këtyre dy ministrive përfshihet në procesin e kalimit të kompetencave nga UNMIK-ut tek instutucionet e Kosovës

https://p.dw.com/p/Aqs5
Parlamenti, Prishtinë
Parlamenti, PrishtinëFotografi: DW

Zyrtarë të administratës ndërkombëtare njoftuan, se zyra ligjore e OKB-së, në Nju Jork, ka pranuar që qeverisë së Kosovës t'i shtohen edhe dy ministri të tjera, ajo e rendit dhe ministria e drejtësisë. Konfirmimi nga Nju Jorku akoma nuk ka ardhur zyrtarisht në Prishtinë. Krijimi edhe i dy ministrive të reja përfshihet në procesin e kalimit të përgjegjësive nga administrata ndërkombëtare tek institucionet e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumiështë i mendimit se të dy ministritë ajo e drejtësisë dhe ministria e rendit, sektorët e të cilave deri tani ka qenë fusha të rezervuara për UNMIK-un, do të drejtohen nga ekspertë kosovarë të këtyre fushave. Sipas Kosumit, njerëzit profesionistë krijojnë lehtë besim tek qytetarët e vendit. Në Kosovë që pas përfundimit të luftës, ndërkaq, është përfolur për shumë shërbime të brendshme të fshehta të sigurisë në Kosovë të krijuara edhe nga vetë subjektet politike. Për këtë fakt autoritetet e këtushme ato ndërkombëtare dhe vendore janë të insteresuara që të krijojnë strukturat legjitime të rendit. Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen, thotë se krijimi i dy ministrive të reja në Kosovë është kërkesë e vetë udhëheqësve të institucioneve të këtushme, se ata janë të gatshëm të marrin përsipër edhe fushën e drejtësisë dhe rendit. Qëllimi është i qartë dhe ai duhet të jetë krijimi i institucioneve me strukturat e sigurisë, ku të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë do të konsolidoheshin në institucione legjitime, tha Soren Jesen Petersen.

Ndërkohë, akoma nuk dihet, se cilat do të jenë emrat që do të drejtojnë dy ministritë e reja që do të krijohen në Kosovë para vitit të ri. Mirëpo, një gjë është e qartë se të dy ministrat e rinj do të vijnë nga radhët e koalicionit qeveritar nga LDK-së dhe AAK-së. Kalimi i përgjegjësive nga UNMIK-u tek institucionet vendore është një proces që vazhdon të zgjas që nga vendosja e administratës ndërkombëtare në Kosovë prej gjashtë vjetësh. Megjithëse këtë kohë dhe transferimin e deritanishëm të kompetencave përfshirë këtu edhe atë që do të ndodhë në fushën e rendit dhe drejtësisë, mbrojtja e vendit dhe politika e jashtme dhe për një kohë do të vazhdojnë të jenë përgjegjësi të rezervuara për autoritet ndërkombëtare KFOR-in dhe UNMIK-un.