1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dy vjet ndalim postesh publike për Berlusconin

AG/Arapi19 Tetor 2013

Një gjykatë apeli në Milano i ndalon ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi marrjen e posteve publike për dy vjet. Më 1 gusht cari i mediave italiane, Berlusconi u dënua për mashtrim fiskal në Romë.

https://p.dw.com/p/1A2XN
Fotografi: picture alliance/ROPI

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi nuk lejohet të mbajë poste publike për dy vjet. Ky është vendimi i një gjykate të apelit të Milano, i bërë publik të shtunën (19.10), njoftojnë agjencitë e ndryshme të lajmeve. Gjykatësit mbajtën në fuqi kërkesën e prokurorisë. Berlusconi 77 vjeçar, politikani më i kontestuar në Itali u shpall fajtor më 1. gusht nga Gjykata e Kasacionit në Romë për akuzën e mashtrimit fiskal në koncernin e tij mediatik "Mediaset", me dënimin heqje lirie. Me këtë dënim u lidh edhe ndalimi me pesë vjet i ushtrimit të posteve publike. Këtë vendim gjykatësit e rikthyen për negociim në instancën më të ulët në Milano. Mbrojtja kishte kërkuar reduktimin e ndalimit të ushtrimit të posteve publike me një vit, sa ç'është edhe minimumi ligjor. Avokati i Berlusconit, Niccolo Ghedini deklaroi se do të kërkojë anulimin e këtij vendimi.

Niccolo Ghedini, avokati i Berlusconit (në qendër)
Niccolo Ghedini, avokati i Berlusconit (në qendër)Fotografi: picture-alliance/dpa

Por vendimi i rimbetet i pazbatueshëm, sepse Berlusconi gëzon imunitet ende si anëtar i senatit italian. Dhoma e dytë e parlamentit duhet të vendosë së shpejti, nëse kreu u partisë konservatore "Populli i lirisë", PdL, mund të mbajë postin e tij si i dënuar. Ndërkohë dënimin me një vit heqje lirie për shkak të mashtrimit fiskal, Berlusconi nuk do ta kryejë për shkak të moshës së thyer. Bosi i fuqishëm i mediave italiane në vend të kësaj do të merret me punë sociale.