1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E gjitha tingëllon si film alla James Bond

24 Nëntor 2006

Temat: Samiti BE-Rusi dhe vdekja e ish agjentit rus

https://p.dw.com/p/Armp
Ish agjenti rus Litwinenko
Ish agjenti rus LitwinenkoFotografi: AP

Grindja tregtare ruso-polake për shkak të ndalimit të importit të mishit polak në Rusi rendoi dje samitin e BE-s dhe Rusisë në Helsinki.

Gazeta "Ostsee-Zeitung" shkruan për këtë temë:

"Një fjalë e mencur thotë se diplomacia është aftesia për ta perkedhelur qenin aq deri sa të zbutet. Polakët nuk dëshën ta përkëdhelnin. E vetmja gjë që bënë ishte të vinin veton kunder marrëveshjes së re të kooperimit me Rusinë. Varshava do t´i detyrojë shtetet e BE-së që t´i kundervenë fuqisë energjitike në rritje Rusisë një kartel konsumatoresh. Kështu që vetoja polake nga ana diplomatike mund të ketë qenë jo e mençur. Por në fakt është fare e drejtë."


"Märkische Oderzeitung" shkruan kështu lidhur me samitin BE-Rusi:

"Qeveria nacional-konservatore polake kërkon të detyrojë Moskën të heqë ndalimin e importit të prodhimeve agrare polake dhe të hapë njëkohësisht rrjetin e tubacioneve të gjigandit energjitik Gazprom për gazin nga Azia qëndrore. Të dyja kerkesat kanë shpjegimin e vet. Kërkesat në fakt nuk arrihen me ultimatume, në një kohë kur BE është i përçarë në këtë çështje. Gjermania, Franca dhe Italia qëndrojnë të tërhequr. Ekonomitë e tyre janë të varura nga furnizimet e shumta me gaz dhe naftë nga Rusia. Përvec kesaj ata hyjnë në tregun rus. Shumica e shteteve të BE-së kërkon me të drejtë, që Moska të mos shmangë perjetesisht bisedimet."

Ish spiuni rus Aleksander Litvinenko sipas autoriteteve britanike vdiq si pasojë e helmimit me një lëndë radioaktive. Scotland Yard e bëri të ditur këtë dje pasdite në një konferencë për shtyp.


Gazeta "Heilbronner Stimme" komenton:

"E gjitha tingëllon si film ala James Bond, por është e verteta e hidhur. Ish spiuni rus Alexander Litwinenko ka vdekur nga helmimi. Sherbimi sekret FSB është për shoqërinë atje si dhe për marrëdhëniet nderkombëtare një helm i rrezikshëm. Që një diktaturë nuk mund të kthehet nga njëra ditë në tjetrën në demokraci të paster, e ka të qartë secili. Dhe megjithatë pjesa tjetër e botës duhet të bëjë presion tek Putini në vend që miqësohet me të si Gerhard Schrëderi. Edhe pse kjo është e vështirë për shkak të varësisë nga lëndet e para. Litwinenko e paralajmëroi Putinin, që thirrjet e protestës nga e gjithë bota do t´i tingëllojnë në vesh deri në fund të jetës. Nqs i vrari nuk është gabuar."


Nürnberger Nachrichten është e këtij mendimi:

"Qeveria ruse e ka hedhur poshte cdo implikim në helmimin e ish kolonelit të shërbimit sekret Alexander Litwinenko në mergim duke i quajtur "sajime". Në fakt duhet thënë se për këtë nuk ka dëshmi. Por ka vetëm pika të mjegullta referimi, fajësime dhe spekullime, sic eshte e zakonte në qarqet e agjentëve dhe për fat të keq edhe në Moskë. Por sikur nga hetimet e Scotland Yardit vetëm të shtoheshin të dhënat, që demokratura e Vladimir Putinit mund të ketë të bojë disi me këtë vrasje, atëherë mund të vinte helmimi i marrëdhënieve politike të Rusisë jo vetëm me Britaninë e Madhe, por me Evropën në përgjithësi. Që tani rasti misterioz kriminal hedh hije mbi samitin e BE-së me shefin e Kremlinit."

Dhe në fund një zë nga "Allgemeine Zeitung", që del në Mainz:

"Nga historitë dhe aferat të duket sikur je në vitet e kolonizimit në Amerikë. Në konkurrencën për tokë, pasuri nëntokësore dhe pushtet një jetë njeriu nuk është shumë, e drejta e grushtit zëvendëson ligjin, dhe dallimi ndermjet një shoqërie kriminele dhe një sherbimi sekret mund të konsistojë vetem në adresën e zyrës. Se kush e ka vrarë Anna Politkowskaja-n, se kush e ka helmuar Litwinenkon, që gjoja donte të sqaronte vdekjen e kesaj gazetareve kritike, mbetet në errësirë. Vemendjen të tërheq fakti se kryetari i shtetit Vladimir Putin injoron me kokëfortësi, ngecjen në vend të demokratizimit në vendin e tij. A nuk e shqeteson kjo aspak? A do t´i shërbejë në fund kaosi pas dy vjetesh, kur pas dy mandatesh duhej të largohej, por populli do të thërrasë për një burrë të fortë? Atëherë do të vinte koha për car Vladimirin? Një përfytyrim i tmerrshëm."