1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E ngarkuara e qeverisë federale prezantoi në Berlin raportin vjetor mbi gjendjen e të huajve në Gjermani

24 Qershor 2005

Një herë në dy vjet e ngarkuara e qeverisë gjermane me çështjet e të huajve, Marie Luise Beck, prezanton raportin e saj dyvjeçar për gjendjen e të huajve në Gjermani. Sipas raportit, në Gjermani jetojnë aktualisht 6,7 milionë të huaj- që përbëjnë 6,7 milionë për qind të popullsisë.

https://p.dw.com/p/Ar3N

Vitet e fundit numri i të huajve ka rënë me 600 000. Kjo rënie është shkaktuar nga rritja e numrit të të huajve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe nga prurjet më të pakta të emigracionit. Mbi 1 milionë persona kanë marrë pasaportën gjermane në pesë vitet e fundit, një e pesta e tyre sepse kanë lindur këtu, tha Beck në prezantimin e raportit mbi gjendjen e të huajve në Gjermani.

Njëkohësisht është rritur numri i njerëzve me sfond emigracioni. Ata kanë pasaportë gjermane ose të huaj, kanë emigruar vetë ose janë fëmijë emigrantësh. Çdo i katërt fëmijë i lindur në Gjermani ka të paktën njërin nga prindët qytetar të huaj. Në një pesë fëmijë është binacional. "Ne kemi gjithnjë e më pak të huaj dhe gjithnjë e më shumë emigrantë" përmbledh Beck në raportin e saj. Ky zhvillimi ka ndikime të mëdha në shoqëri. Shumllojshmëria kulturore dhe fetare karakterizojnë shoqërinë gjermane.
Emri që kanë të huajt dhe emigrantët është krijuar shpesh duke u bazuar vetem tek (punëtorët e huaj) gastarbeiter. Sot emigrantët i gjen në çdo gradë të jetës sociale. Të huajt punojnë si hamej por janë edhe akademikë, kanë dalë në pension ose sapo kanë lindur. Hapja ndërkulturore është shans por edhe rrugë e vështirë. Piza ka treguar se në asnjë vend tjetër industrial shkollimi nuk është kaq i varur nga prejardhja sociale sa në Gjermani.