1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E vdekur apo e gjallë?

Berndt Riegert13 Janar 2006

BE rigjallëron debatin për kushtetutën evropiane

https://p.dw.com/p/ArCJ
Jo Leinen
Jo LeinenFotografi: Jo Leinen


Kushtetuta e përbashkët e BE-së u refuzua në vitin 2005. Tani ajo duhet shpëtuar.

E vdekur apo e gjallë? Cfarë duhet thënë për kushtetutën evropiane, që është ratifikuar deri tani në 14 shtete, apo që u refuzua nga francezët dhe hollandezët në referendume? Presidenti i Francës Zhak Shirak deklaroi këtë javë, se do të rigjallërojë vetem disa pjesë të kushtetutës, ndersa ministri i jashtëm i Hollandes Bernhard Bot tha, se nuk bën të marrësh vetëm anët e majme. Kushtetuta e përbashkët ka vdekur. Ketë ide e kundershton presidenti i rradhës së BE kancelari austriak Wolfgang Schüssel.
"Kushtetua nuk ka vdekur."
Austria ka ndermend që deri në korrik të gjeje një rrugë, për të dalë nga qorrsokaku. Kushtetuta do t´i japë Bashkimit të zgjeruar evropian institucione të reja dhe një procedurë të re votimi. Ky është kompromisi më i mirë, që mund të arrihet sot, mendon kryetari i komisionit kushtetues të parlamentit evropian, Jo Leinen (PSD)
"Unë nuk shoh, se duhet bërë ndonjë tratativë. Për katër vjet me rradhë janë bërë tratativa intensive. Kushdo që therret tani një këshill të ri konsultativ do të nxjerrë shumë më pak, se ç´kemi sot. Prandaj duket si diçka e mirë, por nuk është ashtu."
Jo Leinen dhe shumica e parlamentarëve nuk janë për ndryshimin e tekstit të kushtetutës, për të cilin është rënë dakord një herë, por të bëjnë një plotësim për rolin socialpolitik të Evropës dhe të luftojnë frikërat.
"Kjo është një zgjidhje galante, sepse nuk duhet të prishet kompromisi i arritur një herë, por të shtohen plotësime. Plotësime, të cilat kanë të njëjtën vlere juridike si kushtetuta vetë. Kjo është një rrugë e mirë, që është ndjekur me sukses edhe atëherë kur danezët refuzuan marrëveshjen e Maastrichtit."
Këtë rrugë ka propozuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel (UKD). E diskutueshme është në se kjo do t´u mjaftonte votuesve në Francë dhe Hollandë. Vendimet në çështjet e kushtetutës nuk do të merren para vitit 2007, pas zgjedhjeve kombetare në të dy vendet. Aprovimi i kushtetutës, që parlamenti gjerman e ka bërë, nuk është aspak i sigurtë ne vendet si Danimarka, apo Britania e Madhe. Jo Leinen, eksperti për kushtetutën në parlamentin evropian, thotë, se pa një marrëveshje të re të BE-së, që duhet të sjellë më shumë transparencë dhe demokraci unioni nuk do të jetë më i aftë të veprojë.
"Me parlamentin evropian nuk do të ketë zgjerim, nqs nuk e bëjmë marrëveshjen për kushtetutën. Rumania dhe Bullgaria, kjo është e vendosur do të jenë të fundit që do të hyjnë brenda me marrëveshjen e Nicës. Për kroatët dhe maqedonasit dhe të tjerët do të jetë shumë e vështirë. Besoj se ky është mjeti, për të arritur diçka."
Javën e ardhshme parlamenti evropian në Straßburg do të përcaktojë qëndrimin e tij në çështjen e kushtetutës. Propozimin e presidentit francez Zhak Shirak, për të krijuar një thelb të Evropës për thellimin e bashkëpunimit të shteteve që duan e kundershtoi shefi i fraksionit të konservatoreve në parlamentin evropian Hans-Gert Pëttering (UCD)
"Ne do të refuzojmë në mënyrë të prerë, nqs do të krijohen grupe pune, siç e degjojmë nga Parisi, ndermjet shteteve të interesuara jashte kuadrit të bashkesisë. Iniciativa të tilla kombëtare, interqeveritare i refuzojmë, sepse do të përçante BE-në dhe në të kaluarën kemi patur shumë përçarje psikologjike.
Edhe qeveria gjermane në Berlin reagoi ftohtë ndaj eksperimtetit të Shirakut. Kjo tullumbace duket se pelciti keshtu, tha edhe parlamentari i BE-së Jo Leinen.