1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

220110 Lufthansa Streik

22 Shkurt 2010

Tek Lufthansa nisi sot një prej grevave më të mëdha në historinë e koncernit. Më shumë se 4.000 pilotët e shoqërisë ajrore më të madhe gjermane do të pushojnë së punuari deri të enjten. Për këtë arsye do të ketë vonesa

https://p.dw.com/p/M7eB
Grevë e pilotëveFotografi: DW/Nelioubin

Për afro një muaj sindikata Cockpit mbush 41 vjet. Në themelimin e saj ajo kishte 132 anëtarë, sot Cockpiti përfaqëson, sipas të dhënave të veta, interesat e 8.200 anëtarëve të ekuipazheve. Pothuajse gjysma e tyre punon tek linja ajrore më e madhe gjermane, Lufthansa. Dhe pikërisht këta do të hyjnë në grevë, thotë Ilona Ritter, përgjegjëse për tarifat tek Cockpiti.

"Numri i pilotëve, që fluturojnë për koncernin Lufthansa, arrin përafërsisht 4.500. Ne kemi një përqindje mjaft të lartë organizimi, do t'iu bëjmë thirrje 4.000 punonjësve dhe kjo vlen për gjithë Gjermaninë."

Lufthansa / Streik / Piloten / NO-FLASH
Fotografi: AP

Greva e pilotëve e ka vënë Lufthansën nën presion

Kjo përqindje e lartë organizimi e pilotëve të Lufthansës është ajo, që e bën aq të fuqishëm Cockpitin në konfliktin e tarifave. Dhe sindikata e pilotëve ka filluar vetëm në vitin 2000 që të zhvillojë vetë negociata tarifash, megjithëse pakënaqësi ekzistonin prej kohësh. Zgjati vetëm gati një vit deri në grevën e parë të madhe tek Lufthansa. Në pranverë 2001 u zhvilluan herë pas here greva për rritjen e pagës me 30 %. Zëdhënësi i Lufthansës Walter tha atëherë diçka, që mund ta thoshte edhe sot:

"Na vjen keq për këtë dhe po përpiqemi që t'i mbajmë sa më të vogla që të jetë e mundur pasojat e masave të grevës për klientët dhe pasagjerët tanë.“

Edhe tek shumë pasagjerë greva shkaktoi pakënaqësi.

Lufthansa am Flughafen Frankfurt
Fotografi: picture-alliance/ dpa

"Mua më duket kërkesë e tepërt. Nuk mendoj se pilotët fitojnë aq pak."

"Shumë më duket, por ç'të bëjmë. Ata janë në pozicionin e favorshëm, si të thuash e kanë kopaçen më të gjatë."

Edhe punonjës të tjerë të Lufthansës kanë pak mirëkuptim për pilotët.

"Kjo nuk është më aktuale në gjendjen e sotme ekonomike, të ngrihesh dhe të thuash se do rritje page me 30 %. Në qoftë se për këtë arsye dikur Lufthansa do të jetë në një gjendje më të keqe, atëherë është e qartë që të gjithë duhet të shtrëngojmë përsëri rripin."

Një problem, që e kanë shumë sindikata profesionesh, si për shembull lokomotivistët apo sindikata e mjekëve Marburger Bund. Ato akuzohen se shfrytëzojnë pozicionin e tyre të fortë brenda një sipërmarrjeje pa marrë parasysh punonjësit e tjerë.

Autor: Lars Hofmann/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica