1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ECHA - Agjenci e re e BE-së në Helsinki

Riegert, Bernd (DW Brüssel)2 Qershor 2008

Duke nisur nga qershori 2008 ndërmarrjet në BE duhet t´i regjistrojnë të gjitha lëndët kimike të prodhuara ose importuara prej tyre, që qarkullojnë në treg në Agjencinë Evropiane për Lëndët Kimike, ECHA.

https://p.dw.com/p/EBVK
Fotografi: European Chemicals Agency

Në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki po krijohet aktualisht autoriteti i ri i BE-së i përbërë nga 400 nëpunës. Këta nëpunës në dhjetë vitet e ardhëshme duhet të regjistrojnë, të verifikojnë, të liçensojnë apo edhe të ndalojnë të gjitha kimikatet, që përdoren nga industria në BE. Synimi është që përmes kësaj procedure të shmangen reziqet e mundshme për shëndetin dhe mjedisin. Agjencia nis zyrtarisht punën më 3 qershor.

ECHA Geschäftsführer Geert Dancet
Drejtori ekzekutiv i ECHA-s, Geert DancetFotografi: European Chemicals Agency


Nga 1 qershori deri më 1 dhjetor të këtij viti ndërmarrjet në vendet e BE-së duhet të regjistrojnë në këtë agjenci të gjitha lëndët kimike, që ato përdorin. Agjencia e BE-së parashikon se mund të regjistrohen rreth 180.000 lëndë të ndryshme kimike. Pasi këto lëndë të klasifikohen parashikohet që në fund të mbeten rreth 30.000 të liçensuara me kategori të ndryshme reziku.

Direktiva për kimikatet e emërtuar me inicialet REACH për vite me radhë është debatuar me zjarr. Mbrojtësit e mjedisin donin aplikimin e saj, ndërsa industria ankohej për volumin e jashtëzakonshëm burokratik dhe financiar të procedurave përkatëse. Në të ardhmen do të testohen edhe kimikatet që importohen në vendet e BE-së. Prodhuesit amerikanë i trëmben disavantazheve në konkurrencë.


Ministri gjerman i Mjedisit Sigmar Gabriel mendon se REACH tashmë do të vendosë drejtësinë pë rtë gjitha palët: “Unë mendoj, se ne kemi arritur të vendosim një ekujlibër, përmes të cilit ne nuk bëjmë asnjë prapaktheu sa i përket mbrojtjes së konsumatorit, përkundrazi ne kemi arritur përparime të dukshme dhe njëkohësisht kemi gjetur një ekujlibër sai përket mundësisë së zbatimit të këtyre propozimeve. Kjo do të thotë që ndërmarrjet nuk do të kenë vështirësi të mëdha dhe ato do të jenë në gjendje ta përballojnë procedurën përkatëse. Kjo vlen veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.”

Recetat sekrete të ndërmarrjeve për produkte të veçanta nuk duhet të publikohen gjatë procesit të testimit të produktit. Ndërmarrjet njëkohësisht

mund të involvohen në procesin e testimit për të shmangur kostot. Shoqatat e mbrojtjes së mjedisit ankohen që REACH gjatë periudhës së përpilimit të ligjit ka përsuar ndryshime dhe është zbehur.