1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca

16 Mars 2021

Ministria e Shëndetësisë po ndjek rekomandimin e Institutit Paul Ehrlich se janë të nevojshme ekzaminime të mëtejshme, pasi njoftimeve për trombozë të lidhura me vaksinimin.

https://p.dw.com/p/3qevK
Weltspiegel 15.03.2021 | Corona | AstraZenevca-Impfstoff
Fotografi: Dado Ruvic/REUTERS

Edhe Gjermania ju bashkua vendeve që vendosën të pezullojnë vaksinimin me vaksinat e firmës AstraZeneca. Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë tha në Berlin se ky hap u parapri nga një rekomandim i Institutit Paul Ehrlich (PEI) në pritje që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të vendosë lidhur me përdorimin e mëtejshëm të vaksinës. Qeveria federale gjermane fillimisht nuk donte t'i pezullonte vaksinimet me vaksinat e firmës AstraZeneca edhe pse Danimarka e ndërmori këtë hap që të enjten.

Oxford I AstraZeneca COVID-19 Impfung
Fotografi: Jason Cairnduff/REUTERS

Pas disa rasteve të rënda tromboze pas vaksinimit me vaksinën e firmës AstraZeneca Kopenhaga e pezulloi përdorimin e saj. Ky hap u pasua nga Norvegjia, Islanda, Bullgaria, Irlanda dhe të dielën në mbrëmje edhe nga Holanda. Austria, Estonia, Letonia, Lituania dhe Luksemburgu, të cilat pezulluan përdorimin e një serie të vaksinës. Kurse Italia dhe Rumania pezulluan përdorimin e një serie tjetër.      

Firma britaniko-suedeze AstraZeneca e mbrojti vaksinën e saj dhe theksoi se analiza e më shumë se dhjetë milion rasteve nuk kishte treguar "asnjë dëshmi për rrezik në rritje të embolisë pulmonare ose të trombozës". Bashkëzhvilluesi i vaksinës, Andrew Pollard, drejtues i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha të hënën se në Britaninë e Madhe, ku kjo vaksinë është përdorur deri tani më shumë në Evropë, ajo nuk ka shkaktuar numër të shtuar problemesh me mpiksjen e gjakut .