1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe një hap tjetër në transferimin e pushtetit në Kosovë

Bekim Shehu18 Korrik 2005

Këshilli Ekonomik Fiskal i Kosovës, që nga sot do të udhëheqet nga kryeministri i Kosovës. Këtë bëri të ditur shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, i cili tha se kjo shënon një hap përpara drejt bartjes së përgjegjësive.

https://p.dw.com/p/Aqjo
Bajram Kosumi: shtohen kompetencat e Kosovës
Bajram Kosumi: shtohen kompetencat e KosovësFotografi: dpa


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen, zyrtarisht nënshkroi rregulloren me të cilën mundësohet transferimi i kompetencave të Këshillit Ekonomik Fiskal, nga administrata ndërkombëtare tek institucionet e Kosovës. Ky organ i cili përgatitë strategjitë në fushën e ekonomisë, politikës fiskale dhe buxhetit, ka qenë fushë e rezervuar drejpërdrejt e shefit të UNMIK-ut.
Kryeministri i Kosovës tash e tutje do të udhëheqë me një segment shumë të rëndësishëm të vendit me Këshillin Ekonomik Fiskal, organ ky që deri tash është udhëhequr nga shefi i UNMIK-ut. Tash e tutje kjo do të jetë kompetencë e institucioneve të Kosovës dhe më këtë shënohet edhe një hap përpara në transferimin e përgjegjësive tek vendorët, tha Soren Jessen Petersen. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, këtë hap e quajti shumë të rëndësishëm për qeverinë e tij dhe për Kosovën për faktin që tash e tutje janë institucionet e Kosovës, ato që përcaktojnë politikat ekonomike dhe hartojnë plane për vendin.
Gjatë pesë vjetëve të shkuara, në mbledhjet e KEF-së, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve të vendit: kryeministri dhe disa ministra të Qeverië së Kosovës. Mirëpo ata nuk kishin të drejtë vote ku përcaktohej destinimi i shumave të ndryshme të të hollave dhe pse ato ndaheshin nga buxheti i konsoliduar i Kosovës. Ekspertë të ekonomisë, disa herë kanë akuzuar udhëheqësit ndërkombëtar të KEF-së, se ata në këtë organ nuk kanë favorizuar planet për hartimin e politikave ekonomike të cilat në esencë favorizojnë bizneset e brendshme dhe prodhimet vendore. Ketë shpjegim ekspertët e lidhin me faktin se kjo ka ndikuar drejpërdrejtë në ngecjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe në numrin e madh të të papunëve. Shikuar nga përqindjet zyrtare, papunësia në Kosovë shënon shkallën më të lartë në rajon.