1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Egjipti - Stacioni i fundit i Bushit

Anna Engelke16 Janar 2008

Presidenti ameriakn George Bush e përfundoi udhëtimin e tij në Lindjen e mesme me një qendrim të shkurtër në Egjipt. Kjo vizite ishte tregues edhe për marrëdhëniet jo shumë të mira ndërmjet dy vendeve

https://p.dw.com/p/Cr3z
Bushi dhe Mubaraku në Sharm El ShejkFotografi: AP

Këtë radhë Xhorxh Bushi nuk kishte nevojë për pallto. Temperatura ishte 20 gradë dhe dielli ndriçonte kur avioni i tij mbërriti në Sharm el Shejk. Pikërisht në brigjet e Detit të Kuq do ta priste atë presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak. Nuk ishte një pritje aq madhështore si ajo që iu bë presidentit amerikan në shtetet e Gjirit. Ndoshta kjo kishte të bënte edhe me faktin që vizita e tij në Egjipt do të zgjaste vetëm tri orë.

Mbas një takimi me Hosni Mubarakun, Bushi u përpoq të thoshte disa gjëra, që do t'i pëlqente t'i dëgjonte mikpritësi i tij: "Nuk mund të përfytyroj një vend më të bukur se ky për të mbyllur udhëtimin tim të gjatë". Ndërsa Mubaraku murmuriti: Për këtë nevojiten disa ditë më shumë, Bushi ia kthehu: O.k., ai do që të më shikojë sërish".

Presidenti ameriakn shkoi në Sharm el Shejk për të informuar presidentiin egjiptian për zhvillimin e bisedave me udhëheqjen palestineze në fillim të udhëtimit tetëditësh. Presidenti egjiptian pretmoi: "Krah për krahë me ShBA-të duam ta mbështesim paqen".

Mubarak shtoi se dëshiron që marrëveshja e paqes të përmbyllet brenda periudhës së qeverisjes së Bushit. Presidenti amerikan vetë nuk e konkretizoi se kur pret të ketë një marrëveshje, por ai u shpreh optimist se ajo do të vijë.