1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekipi i Nyrembergut fiton kupën e Gjermanisë

27 Maj 2007
https://p.dw.com/p/AsIJ
Gëzimi i fitores së kupës në ekipin e Nyrembergut
Gëzimi i fitores së kupës në ekipin e NyrembergutFotografi: AP

Mbrëmë në stadiumin Olimpik në Berlin u zhvillua ndeshja finale e futbollit për kupën e Gjermanisë. Ekipi Nyrembergut fitoi kundër ekpit të ri kampion të Gjermanisë, Shtutgartit, me rezultatin 3:2 duke marrë kështu edhe kupën e vitit 2007. Nyrembergu e ka fituar për herë të fundit këtë titull në vitin 1962. Ekipi kamipion përfiton nga Federata Gjermane e Futbollit 2,5 milionë euro.

Në futbollin për femra, kupën e Gjermanisë e fitoi ekipi i Frankfurtit që arriti me 11 metërsh të mundë mbrëmë ekipin e Duisburgut 4:1.