1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekziston paqartësi lidhur me fillimin e negociatave me Turqinë

Deutsche Welle30 Shtator 2005

Kancelari gjerman, Gerhard Schröder kërkon dakordim në çështjen e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE

https://p.dw.com/p/ArDC
Montazh simbolik Turqi dhe BE
Montazh simbolik Turqi dhe BEFotografi: Fotomontage/AP/DW

Ende nuk është qartë, nëse do të fillojnë bisedimet për pranimin e Turqisë në Bashkimin e evropian, ditën e hënë. Diplomatët evropianë, i cilësuan këto shanse gjysmë të realizueshme. Austria kërkon ndryshime në marrëveshjet e bërë deri mëtani me Turqinsë.

Ndërkohë kancelari gjerman, Gerhard Schröder ka kërkuar që shtetet evropiane të bien dakord për fillimin e bisedimeve të pranimit të Turqisë në 3 tetor. Këtë e bëri të ditur, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Bela Anda.

Edhe sikur negociatat për anëtarësim të hapen të hënën, anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian nuk është më thuajse aspak realist. Ai që beson ende sot, se rreth vitit 2020 pas 10 ose 15 vjet negociatash Turqia do të bëhet anëtare e BE-së, ose është naiv ose e vlerëson tërësisht gabim, gjendjen e brendshme politike në Turqi.

Sipas mediave, Evropa duhet të ketë interes vital politik, ekonomik dhe në pikëpamjen e sigurisë strategjike ndaj Turqisë. Gjithçka flet për përfshirjen e Turqisë në proceset integruese evropiane dhe për angazhimin e saj ndaj vlerave dhe vizioneve të Evropës. Por në vend të kësaj, të menduarit në Evropë karakterizohet nga interesa afatshkurta të politikës së brendshme. Duke qenë se popullsitë për shembull në Francë, Gjermani dhe Austri e refuzojnë aktualisht me shumicë anëtarësimin e Turqisë në BE, partitë e tashme dhe të ardhshme qeveritare po kthehen në pararojë të frontit refuzues; në vend që të shfrytëzonin rastin për t'i bindur popujt e tyre për dobinë e anëtarësimit të Turqisë pas një apo dy dekadash.