1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ende asnjë gjurmë e autorëve të masakrës në restorantin kinez

Jürgen Sperl6 Shkurt 2007

Masakra e përgjakshme në një restorant kinez në Sitensen të Gjermanisë ka shkaktuar viktimën e shtatë, një burrë, i cili vdiq natën e kaluar për shkak të plagëve të rënda që pësoi.

https://p.dw.com/p/Aqxg
Restoranti kinez, vendngjarja e krimit
Restoranti kinez, vendngjarja e krimitFotografi: AP

Të hënën në restorantin kinez "Lin Yue" në qytetin e vogël gjerman Sitensen, u gjetën 6 kufoma dhe një burrë i plagosur rëndë. Sipas policisë viktimat ishin pushkatuar dhe u gjetën të lidhur në dhoma të ndryshme.

Tani vdiq edhe viktima e shtatë e me të edhe dëshmitari i vetëm i krimit që ndodhi në restorantin "Lin Yue". Por për policinë vdekja e këtij burri nuk ishte e paprritur. Zëdhënësi i policisë, Detlev Kaldinski thotë: "Ne e dinim që në fillim. Plagosjet ishin aq të rënda sa ne nuk kishim ndonjë shpresë që ta merrnim në pyetje atë person. Pra nuk kemi asnjë dëshmitar të ngjarjes."

Njerëzit në Sittensen qëndrojnë ende nën shok:

"Eshtë e tmerrshme", thotë një grua, ndërkohë që një burrë thotë:

"Këtu tek ne nuk ndodhin gjëra të tilla. Nganjëherë ndonjë vjedhje e vogël por jo teatër i tillë. Por tani ndodhi edhe këtu."

Për banorët është e qartë se cilët ishin viktimat: Pronarët e restoranti, një çift kinez, dhe nëpunësit e tyre. Por policia ka deklaruar se identiteti i viktimave është ende i paqartë.

"Ne do të gjejmë njëherë me qetësi se kush ishin të vdekurit. Pra do të themi se kush ishin ata vetëm pasi të jemi të bindur për identitetin e tyre. Por nuk do të reagojmë ndaj asnjë lloj presioni."

Policia nuk do të shprehet edhe mbi atentatorët e këtij krimi. Disa njerëz thonë se përgjegjëse është mafia kineze, e ashtuquajtur "Triada". Mediat lokale debatojnë mbi këtë temë në mënyrë të zjarrtë, por Kaldinski nuk do të reagojë:

"Nuk kemi ende ndonjë provë se kush është përgjegjës dhe nuk është mirë të bëjmë spekullime. Duhet të besoni se po bëjmë të pamundurën për ta zgjidhur sa më parë këtë çështje."

Disa njerëz që hëngrën darkë të dielën në restorant, kanë qënë ndërkohë në polici. Por deri tani nuk është mbledhur ende ndonjë fakt domethënës, pohon Kaldinski:

"Këtu po punojmë në çdo metër katror të restorantit, për të gjetur gjurmë. Deri tani nuk mund të them shumë. Ne do t´i verifiokjmë gjurmët e gjetura me qetësi dhe pastaj do t´i bëjmë publike rezultatet e hetimeve tona."