1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ende të pasqaruara prapaskenat politike

Sanja Bllagojeviç23 Maj 2007

Gjykata serbe jep dënimin maksimal për vrasësit e kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç në vitin 2003

https://p.dw.com/p/ArV9
Zvezdan Jovanovic, në fillimin e procesit gjyqësor më 22 dhjetor 2003
Zvezdan Jovanovic, në fillimin e procesit gjyqësor më 22 dhjetor 2003Fotografi: AP

Procesi ndaj vrasësve të Zoran Xhinxhiçit u quajt procesi i shekullit. Kryeministri i atëhershëm serb u qëllua për vdekje në 12 mars 2003 para rezidencës qeveritarë. Shumë vëzhgues politikë në Serbi u shprehën se me të vdiq edhe shpresa për një të ardhme më të mirë të Serbisë. Xhnxhiçi ishte simbol i orientimit të Serbisë drejt
Bashkimit evropian dhe shkëputjen nga regjimi i Millosheviçit. Por procesi kundër vrasësve të tij rezultoi i vështirë dhe ndau më dysh opinionin në Serbi. Ditën e mërkurë u dhanë dënimet maksimale për të dy të akuzuarit kryesorë.

U deshën tre vjet dhe pesë muaj që Milorad Ulemek, i njohur me emrin Legija dhe bashkëpunëtori i tij, Zvezdan Jovanoviç të shpalleshin zyrtarisht vrasës të kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç.

Ka qenë një proces i vështirë me më shumë se 150 ditë gjyqi. Më shumë se 100 dëshimtarë u pyetën, dy dëshmimtarë të rëndësishëm u vranë, motra e Xhinxhiçit u sulmua, dhe gjykatësi kryesor dha dorëhqejen. Një proces i cili me të drejtë vlerësohet si procesi më i komplikuar gjyqësor në historinë e drejtësisë serbe. Në fund të tij u dhanë dënimët maksimale- 40 vjet burg për të dy të akuzuarit.

Megjithatë disa pyetje kanë mbetur pa përgjigje, para së gjithash për ata që e thurën në prapaskenë këtë atentat. Ekziston si edhe më parë dyshimi që Ulemek dhe Jovanoviç ekzekutuan vetëm atë që e planifikuan disa njerëz me pushtet. Për këtë pyetje procesi nuk ka asnjë përgjigje. Ndoshta edhe nuk donte t'i jepte. Duket se vetëm pala paditëse beson në historinë se Zvezdan Jovanoviçi, një ish-polic qëlloi mbi Xhinxhiçin nga frika e daljes para Tribunalit të Hagës. Kjo të paktën u tha në fjalën përmbyllëse, dhe tingëllon jo shumë bindëse.

Madje vetë përfaqësuesit e familjes Xhinxhiç që janë të një mendimi me palën paditëse, nuk besojnë në këtë version. Duhet të ketë pasur një prapaskenë politike, të këtij mendimi janë shumë vëzhgues. Sepse edhe pse Legija dhe Jovanoviçi i përkisnin një njësie të posaçme. Ata nuk mund ta organizonin kaq thjesht një atentat ndaj një kryeministri. Duhet të ketë ketë pasur doras. Këtë madje e tregoi edhe procesi.

Në 12 mars kryeministri Xhinxhiç u vra. Pas kësaj u vendos gjendja e jashtëzakonshme ne Serbi. Filloi aksioni policor i njohur me emrin "Kosa"shumë shpejt u bë e qartë kush ishin autorët e krimit, anëtarë të njësisë speciale të policisë, beretat e kuqe, si dhe anëtarë të klanit të Zemunit, nje grup mafioz. Zvevzdan Jovanoviçi u arrestua. Ai bëri një dëshmi të pltë dhe pranoi se ka qenë ai personalisht që ka vrarë Xhixhiçin. Ndërsa Milorad Ulemek, Legija u zhduk pa gjurmë.

Procesi fillon në 22 dhjetor 2003. Pas leximit në gjyq të dëshmisë së Jovanoviçit nuk dyshohej nëse Zvevzdan Jovanoviçi ishtë vërtet vrasësi i Xhinxhiçit. Çdo gjë dukej se mori udhën e vet.

Pas kësaj ndodhi ndryshimi i pushtetit në Serbi. Me Koshtunicën si kryeministër filloi një klimë e re politike. Papritur autorët e krimit filluan të shiheshin si heronj. Moment i mirë ky për të akuzuiarin tjetër kryeoir, Milorad Ulemek të dilte nga banesa në të cilin ndodhej i fshehur prej 14 muajsh, nën vëzhgimin e kolegëve të tij policë. Por në vend që të futej në qeli, Legija u ftua në një bisede kokë më kokë në ministrinë e brendshme me ministrin Joçiç. Për çfarë u fol atëherë këtë e di vetëm një rreth i ngushtë njerëzish. Në fund edhe Legija përfundoi në burg, ku tashmë do të qëndrojë gjatë.

Megjithatë: Shumë pyesin veten, çfarë do të thoshte teatri politik me Legijen dhe ministrin e brendshëm. Çfarë i ka premtuar ministri Dragan Joçiç Legijes?

Vështirë të besohet se një kriminel i kalibrit të Legijas do t'i dorëzohej aq kollaj policisë. Por për fat të mirë shpresat e tij u bazuan mbi një iluzion. Ndoshta vetë Legija ra brenda në këtë rast në një kurth.

Pikërisht ata politikanë, të cilëve Legija u ka besuar si i verbër duan t'i shohin në gjyq anëtarët e familjes së Xhinxhiçit. Dëshmitë e kryeministrit Koshtunica dhe ministrit të tij të dashur, Dragan Joçiç ndoshta mund të ndihmojnë në sqarimin e motivit të vrasjes dhe gjetjen e autorëve të vërtetë. Kështu ende mbeten mjaft pyetje të hapura. Shumë pyetje për ta quajtur këtë proces tërësisht të mbyllur.