1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan fiton zgjedhjet në Turqi

25 Qershor 2018

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në turqi ka konfirmuar fitoren e presidentit turk, Erdogan. Me këto zgjedhje përmbyllet edhe procesi i futjes së sistemit presidencial në Turqi.

https://p.dw.com/p/30Ctq
Wahlen Türkei - Erdogan erklärt sich zum Sieger
Fotografi: picture-alliance/AA/K. Ozer

Tani është zyrtare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Turqi, Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë. Erdogan ka siguruar "shumicën absolute të votave", u shpreh kreu i Komisionit, Sadi Güven natën e së hënës, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Sipas komisionit janë numëruar 98% e votave. Me këto zgjedhje përmbyllet edhe procesi i futjes së sistemit presidencial në Turqi. Erdogan është kreu i shtetit, qeverisë dhe partisë në të njëjtën kohë.

Wahlen Türkei - Erdogan erklärt sich zum Sieger
Fotografi: picture-alliance/AA/K. Ozer

AKP kryeson

Pak orë para daljes publike të kreut të komisionit zgjedhorm Güven, kishte dalë  vetë presidenti Erdogan para zgjedhësve. "Sipas të dhënave populli ynë më ka dhënë detyrën e presidentit dhe kreut të qeverisë", tha Erdogan, duke theksuar se rezultatet nuk ishin për momentin zyrtare.

Ndërsa në zgjedhjet parlametare, partia islamike-konservatore, AKP pas numërimit të 80% të votave, ka marrë rreth 43% të tyre. Partneri i koalicionit, nacionalistët e MHP-së kanë marrë 11%. Sipas të dhënave aleanca qeveritare mund të marrë kështu më shumë vende në parlament se sa ishte planifikuar, konkretisht më shumë se 340 vende nga 600 gjithsej.

Deutschland - Reaktionen auf die Wahlen in der Türkei in Hamburg
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

CHP bën thirrje për qetësi

Partia më e madhe opozitare, CHP u bëri thirrje përkrahësve të saj të ruajnë qetësinë. Sido që të dalë rezultatti, populli "nuk duhet të lejojë të provokohet", tha zëdhënësi i saj, Bülent Tezcan në  Ankara. Zgjedhjet u shoqëruan nga raportime për parregullsi zgjedhore sidomos në juglindje të vendit. Opozita ngriti zërin se ka manipulime në provincën e Sanliurfas. Disa vëzhgues zgjedhorë, mes tyre edhe tre gjermanë, që kishin udhëtuar në Turqi me ftesë të partisë opozitare prokurde, HDP u ndaluan nga policia, sipas informacioneve të dpa-së. Edhe Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi ndalimin e vëzhguesve zgjedhorë.

 

 

 

la/(dw, afp, dpa, rtr,ap)