1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erler i kthen përgjigje Stoiberit

Intervistoi Emiliyan Lilov23 Mars 2006

Erler thotë se deklarat e presidentit bavarez rreth zgjerimit të BE-së drejt lindjes përfaqësojnë vetëm qëndrimin e tij personal.

https://p.dw.com/p/ArBd
Gernord Erler, ministër shteti pranë MPJ gjermane
Gernord Erler, ministër shteti pranë MPJ gjermaneFotografi: dpa

A janë deklarat e Stoiberit edhe qëndrimi zyrtar i Gjermanisë sa i përket anëtarësimit të Turqisë dhe vendeve të tjera nga Evropa Juglindore, apo vetëm mendim personal i zotit Stoiber ?

Gernord Erler: Kemi të bëjmë qartë me një mendim personal të kryeminsitrit bavarez Edmund Stoiber. Mendimi i tij është madje në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë për koalicionin qeverisës në Gjermani. Aty thuhet se Gjermania është e interesuar për lidhjen me vendet e tjera përfshi edhe Turqinë. Gjithsesi theksohet edhe se në këtë drejtim nuk duhet të ketë automatizëm dhe se në fund të fundit nuk mund të jepen garanci, sepse kemi të bëjmë me një proces të hapur. Megjithatë kjo marrëveshje është edhe një shprehje e qartë pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim me këto vende.

A mendoni ju se BE-ja i ka arritur kufijtë e kapaciteteve për t'u zgjeruar me vende të tjera?

Gernord Erler: Ky nuk është mendimi i koalicionit dhe kjo nuk shkruhet as në marrëveshjen e koalicionit. Natyrisht që kjo është një çështje serioze, por për ne politika e zgjerimit të BE-së është edhe një politikë për sigurimin e paqes. Ne jemi ende të shokuar prej ngjarjeve të viteve 90-të në Ballkan dhe për këtë edhe në marrëveshjen e koaliconit theksohet se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t'u ofrohet një perspektivë evropiane. Për këtë deklarata se pas pranimit të Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë do t'i jepet fund zgjerimit të BE-së nuk është në një linjë me mendimin e qeverisë dhe të partive në koalicion.
Sa i përket kriterit të kapaciteteve të zgjerimit, duhet thënë se në parim ai është i drejtë dhe madje ka luajtur që në fillim një rol edhe në Mastricht kur filluan diskutimet për zgjerimin e BE-së. Bisedimet për anëtarësimin e Turqisë dhe vendeve të tjera në BE do të zgjasin me vite të tëra dhe kur të vijë puna për të marrë vendimet përfundimtare do të kemi të bëjmë me një BE të ndryshuar.

A mund të thuhet se koalicioni i madh në Berlin nuk është kundër zgjerimit të BE-së edhe me Turqinë?

Gernord Erler: Kjo jo vetëm mund të thuhet, por edhe të vërtetohet, sepse është e shkruar në marrëveshjen e koalicionit dhe kjo është një thënie e qartë. Oër këtë çështje ne kemi disktura gjatë dhe vendimi u morr në fund prej krerëve të koalcionit, pra kancelares dhe zëvendëskancelarit.