1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Eskalon dhuna në Kosovë - A i ka mbetur Bashkësisë ndërkombëtare vetëm mundisia të zvoglojë dëmet!

Bernd Johann (DW SOE)18 Mars 2004

Përplasjet që shpërthyen në Kosovë të mërkurën, kanë marrë jetën e më shumë se 20 vetave. Qendra e trazirave ishte qyteti i ndarë i Mitrovicës. Ndërkaq, në Beograd dhe Nish janë djegur xhamitë. Edhe të enjtën, në Serbi po mbahen protesta.

https://p.dw.com/p/AqvX
Protestues serbë fotografohen para një Xhamie në Nish të Serbisë pasi i kanë vënë asaj flakën
Protestues serbë fotografohen para një Xhamie në Nish të Serbisë pasi i kanë vënë asaj flakënFotografi: AP

Situata në Kosovë ka eskaluar brenda natës duke na i zgjuar kujtimet nga viti 1999. Atëherë NATO vendosi që dhunës t´i jepte fund me sulme ajrore. Në Kosovë, u stacionua edhe një trupë paqesore, e cila Kosovën e vuri nën mandatin e KB. Cështja e statusit të ardhshëm të Kosovës - për shqiptarët duhet të jetë pavarsia, kurse për serbët Kosova duhet të mbetet brenda Serbisë - ka mbetur e pa zgjidhur deri më sot.

Ditëve të fundit kishin filluar të lëviznin shumë gjëra. Filluan bisedimet për të zbardhur fatin e të zhdukurve dhe për çështjen e furnizimit me energji elektrike. Prania ushtarke ndërkombëtare dhe trupat e Shërbimit Policor të Kosovës kujdeseshin për qetësi.

Dhe, kur nuk e priste askush, shpërthen ky eskalim i dhunës jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në shumë prej vendbanimeve tjera në Kosovë. Ndërkohë, ekstremistët serbë djegën xhamitë në Beograd dhe Nish. Eskalimi përcolli modelin e njohur. Zëra të pakonfirmuar morën dhenë për vrasjen e fëmijëve shqiptarë nga serbet. Erdhi deri te protesta dhe konflikti midis shqiptarëve dhe serbëve. U sulmuan ushtarët e Kforit dhe policia e Kombeve të Bashkura.

Në vitet e kaluar ka pasur trazira herë pas here, por kësaj radhe u zbraz një mllef dhe dhunë, e cila tejkaloi kufijtë dhe ndezi këmbanat e alarmit tek Bashkësia Ndërkombëtare, sepse eskalimi i dhunës ndodhi në shumë qytete të Kosovës, përnjëherë dhe pastaj u përhapë edhe në Serbi dhe Mal të Zi. Këtu bie erë dyshimi dhe pyetja shtrohet? Kush e drejtoi këtë eskalim. Ajo u drejtua nga grupe ekstremiste nga të dyja palët, të cilët kanë pritur rastin që me të gjitha forcat të ndezin konfliktin në përvjetorin e Luftës së Kosovës.

Kosova viteve të fundit nuk zuri më titujt e gazetave të botës. Megjithatë, atje nuk u zhvilluan strukturat demokratike dhe as kultura e dialogut. Dhe shkaku i Konfliktit, çështja e statusit të Kosovës u shty për një kohë të gjatë. Komuniteti ndërkombëtar shpresonte se gjendja do të qetësohet dhe se një zgjidhje politike e problemit do të ishte më e lehtë. Por, duket se doli e kundërta. Shtyrja e zgjiodhjes së statusit është shkaktari i hidhërimit për të dy palët.

Situata politike ka ndryshur së fundi edhe në Serbi ku tash është krijuar një qeveri konservative, e cila u formua me ndihmën e socialistëve të Millosheviqit. Kjo qeveri dëshiron të bëjë me dije se në asnjë rast nuk do të bëjë kompromis në statusin e Kosovës, Ndërkaq, tek shqiptarët gjatë këtyre vitëve u zhvillua një vetedijë sipas së cilës UNMIK-u nuk barti kompetencat e duhura tek pushteti vendor. Shqiptarët janë të vendosur: e erdhmja e Kosovës është pavarsia. Një kompromis me Beogradin për këtë çështje nuk mund të ketë.

Kështu pesë vite pas luftës së Kosovës, shihet se nuk është arritur kurrëfarë pajtimi për çështjen e statusit. Trazirat më të reja tregojnë, se mjafton një shkëndijë për t´u ndezur zjarri e për tu djegur pastaj kishat e xhamitë. Kështu ishte në vitin 1999, e kështu është dhe sot. Kosova ështa akoma larg nga një zgjidhje paqesore e konfliktit dhe nëse serbët dhe shqiptarët nuk gjejnë kompromis, atëherë Bashkësisë Ndërkombëtare si mbetet gjë tjetër vetëm të përpiqet të zvoglojë pasojat, ndërkohë që sovraniteti i Kosovës si për shqiptarët ashtu edhe për serbët do të mbete vetëm një ëndërr.