1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europa ime: Ne rrotullohemi në vend

24 Shtator 2017

Fushata zgjedhore në Gjermani u cilësua si pa nerv, pasi fituesja dihej. E megjithatë këto votime do të kenë pasoja të mëdha, si për Gjermaninë ashtu edhe për botën, mendon Stanisław Strasburger.

https://p.dw.com/p/2kZP4
Deutschland - Deutscher Bundestag
Fotografi: picture-alliance/chromorange/SPA

Bota dhe BE nuk ishin aq në fokus të fushatës zgjedhore në Gjermani, sidomos tek fushata e Angela Merkelit. Krahasimi me votimet presidenciale në Francë, dhe temat e Macron të zhgënjen. Sikur partitë në Gjermani, donin që votuesit të besonin, se Gjermania mbetet provinciale. Kjo megjithëse, „kombi" të cilin i referohen politikanët, me marshimin e globalizimit asnjë proces global nuk arrin ta zgjidhë në thelb vetëm.

Ndryshe në vendlindjen time, Poloni. Mediat polake u përqëndruan në raportimin mbi fushatën zgjedhore në Gjermani kryesisht tek temat e politikës së jashtme. Interesi për zgjedhjet në Gjermani është i madh. Kështu radioja publike gjermane për herë të parë në votime, do të transmentojë drejtpërdrejt në dielën në mbrëmje për votimet. Por për çfarë interesohen votuesit polakë?

Çështje të hapura

Qeveria nacionnal-konservatore e PiS në Varshavë ka ashpërsuar kursin kundrejt Berlinit nga viti 2015. Shumë vëzhgues shohin më shumë një politikë të diktuar nga koniunkturat e brendshme, se një strategji që synon sukses ndërkombëtar. Por në fakt suksesi i dukshëm për këtë kurs në opinionin polak, tregon, se shumë njerëz shohin arsye të caktuara për një strategji të tillë.

Ka një sërë çështjesh konkrete në marrëdhëniet gjermano-polake, temat europiane e botërore që duket se kanë nevojë të shpjegohen e sqarohen ende. Pala polake ndjehet shpesh e pakuptuar. Këtu bën pjesë shembulli i marrëdhënies me Rusinë. Shumë polakë kanë frikë, pas zhvillimeve në konfliktin e Ukrainës. Kështu propozimi i Martin Schulzit për tërheqje të armëve atomike amerikane nga Gjermania hasi madje në refuzimin edhe të qarqeve liberaleve të majta polake. Po i njëjti qëndrim mbahet për reufzimin e SPD-s dhe (Të Gjelbërve) për mosrritjen e buxhetit ushtarak.

Shembuj të tjerë: Ndryshimi i klimës, kthesa në motorët e automjeteve, gazsjellësi Nord Stream 2, marrëdhënia e përgjithshme BE-SHBA, pa harruar çështjen e refugjatëve. Pas këtyre aspekteve fshihet ajo që njihet si psikologji sociale.

Barra e së shkuarës

Fundverën e këtij viti Varshava ishte mbushur me pllakate që transportonin pamje drastike si „Gjermanët kanë vrarë miliona polakë dhe kanë shkatërruar vendin tonë. Gjermanë, për këtë ju duhet të paguani!" Të formuluar në anglisht, posterat të krijonin përshtypjen, se e gjithë bota duhet të informohej për vuajtjen e polakëve dhe se fajtorët duheshin përmendur me emër. Spote të tilla gjendeshin në mediat sociale dhe fushata televizive.

Megjithë përpjekjet duket se përballja gjermano-polake me të shkuarën, me tmerret e Luftës së II Botërore të Gjermanisë hitleriane, ka dështuar në masë të madhe. Kujtimet për kampet e përqëndrimit dhe shfarosjen, terrori i përditshëm dhe frika që ndjenë shumë banorë polakë, janë një barrë e rëndë për shumë njerëz edhe sot. Kohët e fundit kësja i shtohet edhe një ndjesi e mungesës së rikompensimit, kjo shihet në posterat që kërkojnë reparacione. Edhe pse e shkuara e pazbardhur, po keqpërdoret në mënyrë të manipuluar për politikën aktuale të kujtesës të qeverisë në Varshavë, kjo nuk do të thotë, se nuk ekziston barra e së shkuarës, që sot godet.

Shteti nacional nuk është zgjidhja

Në një atmosferë të tillë i ndjekin njerëzit votimet në Gjermani. Frika nga AfD dhe lëvizjet e protestave të „të zemëruarve", si edhe mungesa e besimit tek Martin Schulz dhe e gjithë SPD-ja, shpesh Angela Merkel shihet si zgjidhja më e mirë. Në një intervistë, ministri i Jashtëm polak, Witold Waszczykowski, u shpreh se BE është një „institucion… që u jep vendeve anëtare instrumente të ndryshme për të realizuar interesat e tyre kombëtare dhe programet e tyre."

E ja ku bëhet i qartë paradoksi: Të gjitha interesat „polake" ndaj zgjedhjeve në Gjermani janë të një natyre globale. Si të tilla ato nuk mund të zgjidhen në mënyre të veçuar. Në të njëjtën kohë mbështetja për një periudhë të re me Merkelin tregon një qëndrim vendnumëro në struktura e qëndrime provinciale, thënë ndryshe të ngecura në mendimin nacional-politik.

Si mund të zgjidhet ky paradoks? Si europian i bindur, besoj, se duhet tejkaluar trashëgimia kombëtare, dhe shtetet nacionale si aktorë kryesorë të politikës europiane të zëvendësohen me institucionet supranacionale. Por për sa kohë nuk ka forca që angazhohen për këtë rrugë alternative, dhe të bindin votuesit, ne rrotullohemi në vend. Madje në një qark të rrezikshëm, ku tensionet mes shteteve kombëtare në Europë vetëm mund të thellohen. Më shumë se kaq: Ka frikë, se tensionet nuk do mbeten vetëm në nivelin politik-diplomatik, por do të përfshijnë në orbitën e tyre shumë njerëz.

 

Stanisław Strasburger ka lindur në Varshavë, jeton në Berlin e Varshavë. Ai është shkrimtar dhe menaxher kulture. Vepra të tij janë „Fiksimi Liban" dhe „Tregtari i historive".