1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Eurosur duhet t'i bëjë më të sigurtë kufijtë e BE-së

mz/gri (dpa, afp, epd)11 Tetor 2013

Një javë pas tragjedisë së refugjatëve pranë ishullit italian Lampedusa Parlamenti i BE-së vendosi që të përmirësojë mbrojtjen teknike të kufijve të BE-së. Sistemi i vrojtimit Eurosur do të hyjë në fuqi në dhjetor.

https://p.dw.com/p/19xeB
Fotografi: Getty Images

Kufijtë e jashtëm të BE-së në të ardhmen duhet të kontrollohen me një teknikë të inkuadruar më mirë në rrjet. Parlamenti i BE-së të enjten (10.10.2013) miratoi një projektligj, që krijon bazën për sistemin e ri të vrojtimit të kufijve, të emërtuar Eurosur.

Eurosur ka për qëllim t'i dallojë paraprakisht refugjatët në det të hapur dhe në këtë mënyrë të reagojë për t'i shpëtuar ato në rast rreziku. Satelitë dhe avionë të telekomanduar të futur në një rrjet përmes shkëmbimit të të dhënave duhet të ndihmojnë për lokalizimin e refugjatëve. Përmes këtij sistemi synohet të kufizohen edhe aktivitetet e bandave të kontrabandistëve.

Sistemi i integruar i vrojtimit të kufijve do të vihet në funksionim në dhjetor 2013 në ato vende, që përbëjnë kufijtë e jashtëm të BE-së. Një vit më pas Eurosur duhet të vihet në funksionim në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ky sistem do të koordinohet ngushtë me agjencinë e mbrojtjes kufitare të BE-së, Frontex.

Symbolbild Grenze Frontex
Fshati Filakio në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, kufijtë e mbrotjur të BE-së nga agjencia FrontexFotografi: Sakis Mitrolidis/AFP/Getty Images

Këshilli i Ministrave të BE-së refuzoi ndryshimet në ligj

Eurosur kishte nisur të konceptohej shumë kohë përpara tragjedisë në Lampedusa. Kritikët e këtij projekti e konsiderojnë atë si një pajisje të mëtejshme për krijimin e një "fortifikate Europa". Partia e majtë në parlament e cilësoi projektin si "një program investimi të kushtueshëm prej 340 milionë eurosh për industrinë e armatimeve". Kërkesa për ndryshim të projektligjit, e paraqitur nga grupi parlamentar i ekologjistëve, sipas të cilëve shpëtimi i njerëzve duhet të ketë prioritet kundrejt luftës ndaj migracionit ilegal dhe kriminalitetit ndërkufitar, nuk u pranua në plenumin e Parlamentit të BE-së.

Ishin kryesisht qeveritë ato, që u shprehën kundër ndryshimeve në Këshillin e Ministrave të BE-së, thotë një punonjës i parlamentit. Vendet anëtare të BE-së duhet të krijojnë tani një "fond për kufijtë e jashtëm" dhe duhet të kontribuojnë në të për të financuar Eurosurin. Komisioni i BE-së llogarit që vënia në funksionim, mirëmbajtja dhe personeli për sistemin Eurosur në vitet 2014 - 2020 do të kushtojnë rreth 244 milionë euro.