1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Eurozona ndihmon me kushte Greqinë

26 Mars 2010

BE mbështet Greqinë. Në samitin në Bruksel 16 shtetet e eurogrupit ranë dakord për një plan emergjent gjermano-francez për vendet e eurozonës në vështirësi. Në këtë mënyrë u jepet fund spekullimeve për falimentimin grek

https://p.dw.com/p/Mco2
Kryeministri grek Jorgos Papandreou dhe kryetari i komisionit të BE, Jose Manuel Barroso
Kryeministri grek Jorgos Papandreou dhe kryetari i komisionit të BE, Jose Manuel BarrosoFotografi: picture-alliance/dpa

Kthesa erdhi më parë nga ç'pritej dhe Angela Merkel ka arsye të jetë shumë e kënaqur. Propozimi gjermano-francez, të cilin e aprovuan të gjithë anëtarët e eurogrupit, parashikon një pjesëmarrje të FMN-së në kreditë e mundshme për Greqinë e zhytur në borxhe përveç parave, që do të vinin në dispozicion vendet e BE-së. Deri para pak kohe Gjermania ndodhej e izoluar me kërkesën për pjesëmarrjene FMN-së.

Greqia merr frymë e lehtësuar

Kryeministri grek Jorgos Papandreou u shpreh kështu:"Evropa ka bërë një hap të madh. Sot ne kemi marrë një vendim jo vetëm për Greqinë."

Edhe presidenti i ri i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, i cili drejtoi për herë të parë zyrtarisht një samit të BE-së, u shpreh i kënaqur në lidhje me kompromisin.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van RompuyFotografi: AP

"Plani ndryshe nga një fond evropian ndihme nuk cënon legjislacionin aktual të BE-së. Rëndësi në këtë moment ka një mesazhi i qartë politik nga Bruksel", tha Van Rompuy. Eurozona asnjëherë nuk do ta linte në baltë Greqinë, tha ai.

As për Greqinë dhe as për vendet e tjera të eurozonës në vështirësi nuk është interesante hyrja në fuqi e planit të emergjencës. Kushtet, me të cilat do të lidheshin kreditë e mundshme janë të rrepta. Së pari të gjitha vendet e euros duhet të aprovojnë njëzëri, që një vend nuk mund të marrë më kapital të mjaftueshëm në tregun financiar. Nqs FMN dhe vende të tjera evropiane do të jepnin para, përqindjet nuk janë të subvencionaura , pra para e shtrenjtë. Por ky mekanizëm duhet të përdoret vetëm në rast absolut emergjent dhe pas vendimit unanim të eurogrupit. Präsidenti i Francës Nicolas Sarkozy u shpreh:

"Marrëveshja që kemi arritur është në rradhë të parë e natyrës preventive. Synimi është natyrisht, të mos lejojmë që plani të ketë nevojë të zbatohet."

Plani i zbatueshëm vetëm në rast nevoje

Në rastin e Greqisë shuma e kredisë vlerësohet të jetë deri në 30 miliardë euro. FMN-ja nuk do të merrte përsipër as gjysmën e saj. Por asnjë në Bruksel nuk mendon se plani i emegjencës do të hyjë me të vertetë në fuqi. Edhe Jean-Claude Juncker, shefi i eurogrupit, beson në kursin e reformave të grekëve.

„Programi grek i konsolidimit është aq i besueshëm, saqë nuk është nevoja për asnjë lloj ndihme, por ne duhet të binim dakord për një instrument, për rastin, sikur tregjet finaciare të mos pranojnë arsye."

Kancelarja gjermane Merkel bind presidentin francez Sarkozy për qendrimin gjerman ndaj Greqisë
Kancelarja gjermane Merkel bind presidentin francez Sarkozy për qendrimin gjerman ndaj GreqisëFotografi: AP

Tregjet duhet të qetesoshin tani megjithë kurset e euros në rënie. Me qëllim që në të ardhmen të veprohet më mirë me krizat, si ajo e Greqisë, politikanët kryesorë në Bruksel ranë dakord edhe për një udhëheqje ekonomike evropiane. Kjo duhet të përbëhet nga anëtarët e Këshillit Evropian, nga të 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE. Nga rasti i Greqisë duhen nxjerrë mësime, tha kancelarja gjermanen Angela Merkel.

"Në cilat rrethana dhe kur ndjehemi se jemi përgjegjësi? Dhe ne duhet të vrasim mendjen, dhe për ketë unë do të kujdesem. Çfarë mësimi nxjerrim ne nga kjo situatë, sepse në fakt ne nuk duhet të arrijmë në një situatë të tillë".

Eurogrupi do të arrijë tani një kontroll të përmirësuar të buxheteve të vendeve të BE-së Nën drejtimin e prsidentit të përhershëm të Këshillit Herman Van Rompuy një grup pune do të paraqesë deri në fund të vitit propozimet konkrete. Në grup do të bëjnë pjesë përfaqësues të shteteve anëtare, të komisionit të BE-së dhe të Bankës Qëndrore Evropiane.

Autor: Suzane Henn/Bruksel

Redaktoi: Angjelina Verbica