1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa ashpërson tonin me Iranin

DW23 Prill 2007

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë në Luksemburg për Iranin

https://p.dw.com/p/AqmS
Luksemburg
LuksemburgFotografi: BilderBox

Ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg për të diskutuar për ashpërsimin e sanksioneve për konfliktin atomik me Iranin. Sipas diplomateve këshilli i ministrave nën drejtimin e ministrit të jashtëm gjerman, Shtajnmajer do të ngrijë të ardhurat e rreth 20 iranianëve përgjegjës për programin nuklear.

Në këtë mënyrë Bashkimi Evropian rrit presionin ndaj Iranit pak para takimit që do të zhvillojë i ngarkuari evropian, Havier Solana të mërkurën me të ngarkuarin iranian, Ali Larixhani në Ankara. Irani refuzon me kokëfortesi që të ndërpresë programin e tij për pasurimin e uraniumit.