1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa e vlerëson përpjekjen e Kinës gjigande për ndryshime

Thomas Nehls23 Prill 2007

Ministri gjerman i mbrojtjes Franc Jozef Jung përfundoi me sukses të shtunën vizitën e tij 4 ditore në Azi. Jung arriti të lërë përshtypje të thella në Kinë, Japoni dhe Korenë e Veriut.

https://p.dw.com/p/Aqwp
Franc Jozef Jung
Franc Jozef JungFotografi: AP

Ministri gjerman i mbrojtjes Jung (Franz Josef Jung) u ballafaqua në Azi me vizione shumë më të qarta mbi situatën e sigurisë në botë, sesa përpara disa muajsh, kur u detyrua ta shtynte këtë vizitë. Në Pekin Jung u bind se qeveria kineze kërkon gjithashtu denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe evitimin e armëve bërthamore në Iran. Kina kishte papritur një qëndrim tjetër edhe në lidhje me situatën në Sudan dhe u shfaq më e kujdesshme në lidhje me përpjekjet e Tajvanit për pavarësi.

Ndërkohë në Japoni Jung u takua me përfaqësues të një qeverie që është më paqësore kundrejt Kinës, por që 60 vjet pas përfundimit të luftës, po mendon të ndërtojë një sistem funksionues ushtarak për vetëmbrojtje. Ndërsa në Seul, Jung mundi të shpjegojë në mënyrë të bindshme falë eksperiencës së tij, se qëllimi afagjatë i politikës së dy shteteve duhet të jetë bashkimi i dy Koreve dhe jo politika shkatërruese ushtarake.

Por a ja vlen të ndërmarrësh një udhëtim kaq të lodhshëm brenda 4 ditëve, ndërkohë që ambasadorët gjermanë në këto vende duhet t´ja kenë bërë të qartë qëndrimin e Gjermanisë kryeqyteteve përkatëse? Me siguri që po, e madje për të dyja palët.

Vizita në Kinë, e sidomos gjatë periudhës që Gjermania është presidente e radhës e BE-së, dëshmoi se Evropa e vlerëson përpjekjen e këtij vendi gjigand për ndryshime. Por pa e pranuar shkeljen e mëtejshme të të drejtave të qytetarëve. Ministri gjerman i mbrojtjes nuk pranoi ndonjë kompromis të ngjashëm me atë të ish-kancelarit Gerhard Schröder, përsa i përket embargos së armëve. Bojkotimi i BE-së me furnizim me armë për Kinën u vu në zbatim në vitin 1989 pas masakrës në Sheshin e Paqes në Pekin dhe vazhdon të mbetet në fuqi, ndonëse Franca po përpiqet për përfundimin e këtij sanksioni.

Në Japoni dhe në Kore, ministri gjerman i mbrojtjes Jung u përpoq t´i bindte qeveritë përkatëse se rindërtimi i Afganistanit është një detyrë shumë e rëndësishme. Teza e tij e sigurisë u diskutua në mënyrë pozitive në Tokio dhe Seul. Të dyja shtetet, të cilat duan ta forcojnë angazhimin e tyre në Hindukush, e pranuan qëndrimin gjerman për të përdorur vetëm aq presion ushtarak sa duhet për të implementuar stabilizimin civil dhe për mbrojtjen personale të ushtarëve.

Edhe në lidhje me këtë temë, Jung pranoi i kënaqur se Japonia dhe Korea e Veriut mendonin ndryshe përpara pak muajsh. Por tani edhe ato janë të bindura se asnjë shtet nuk mund të krijohet dhe të funksionojë vetëm me ndërhyrjen e SHBA-s në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ndonëse qeveritë ne Tokio dhe Seul nuk janë kundër zgjerimit të prezences ushtarake amerikane në zonën e Oqeanit Paqësor, këto qeveri janë të bindura ndërkohë se forcimi ushtarak nuk është më zgjidhje afatgjatë e një konflikti.

Në të njejtën kohë, Jung solli në Japoni dhe në Korenë e Veriut një listë me armë që u duhen këtyre shteteve. Ato kanë kërkuar raketa të tipit "Patriot", anije që kërkojë mina, helikopterët e rij të tipit NH-90 dhe mbi të gjitha nëndetëse me një teknikë të shkëqyer motorike. Në rast se bisedimet do të vazhdojnë të jenë kaq të sukseshme, atëherë industria gjermane e armëve, mund të llogarisë me disa miliardë euro plus në fund të vitit.

Si shkëmbim ministri gjerman i mbrojtjes Jung pranoi që akademia ushtarake e Hamburgut, të specializojë disa qindra oficerë të rinj nga Azia.