1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa te mbaje kursin - Berlini shpreh keqardhje per rezultatin e referendumit ne France

Anila Shuka, Berlin30 Maj 2005

Një goditje të rëndë ndaj kushtetutës, kështu e quajtën krerët e qeverisë gjermane rezultatin e referendumit të djeshëm në Francë

https://p.dw.com/p/Aqu2
Francezet vouan te djelen kunder projektkushtetutes evropiane
Francezet vouan te djelen kunder projektkushtetutes evropianeFotografi: AP

Qysh të djelën në mbrëmje kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, zhvilloi një telefonatë me presidentin Zhak Shirak. Siç e kumtoi të hënën paradite në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Bela Anda, dy kreret e shtetit rane dakord se "...Evropa duhet ta mbajë kursin edhe në kohë të vështira dhe se procesi i integrimit do të duhet të vazhdojë." Anda më tej tha se tani "një sinjal shumë të rëndësishëm do të shënonte vota pozitive e holandezëve në referendumin e së mërkurës."

Ministri gjerman i punëve të jashtme Joshka Fisher (Partia e Gjelbër) tha se megjithëse kjo është një goditje e rëndë, shkaqet dhe pasojat e të cilës duhen analizuar me vëmendje.Procesi i ratifikimit duhet të vazhdojë. Në një deklaratë të posaëme të bërë para gazetarëve në Berlin ai tha: "Ky rezultat duhet respektuar, por njekohësisht eshte keqardhës dhe do ta vërë Evropën e zgjeruar përballë sfidave të mëdha." Fisher u shpreh kundër ripërpunimit të kontratës së kushtetutës. Ai shprehu bindjen, se Bashkimi Evropian nuk do të ketë kushteutë më të mirë. Ndër shkaqet e dështimit të referendumit ai numëroi mes të tjerash frikën ndaj globalizimit si edhe problemet sociale dhe ekonomike brenda Frances. Edhe kryetarja e Unionit Kristiandemokrat Angela Merkel shprehu keqardhjen per rezultatin e referendumit ne France.