1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fakte në vend të ideologjisë në Shtëpinë e Bardhë

aca19 Korrik 2008

Shtypi ndërkombëtar mbi temat e ditës

https://p.dw.com/p/EfOY
Bisedimet në Gjenevë për programin atomik iranian, Saed Xhalili, Havier Solana, Villiam Bërns
Bisedimet në Gjenevë për programin atomik iranian, Saed Xhalili, Havier Solana, Villiam BërnsFotografi: AP

Gazeta britanike, liberale e majtë «The Independent» shkruan mbi bisedimet midis Iranit, BE-së dhe SHBA-ve për programin atomik iranian:

«Nuk është produktive të grindesh për te gjetur cila palë u nënshtrua e para. Të dyja palët si SHBA ashtu edhe Irani sinjalizuan se janë të gatshme për bisedime. Nga njëra anë ndodhet një president amerikan, i cili në vitin e tij të fundit në post rigjen rrugën tradicionale të diplomacisë. Nga ana tjetër ndodhet një president iranian i cili është zënë ngushtë prej atyre që kanë kohë që kanë pushtet. Kjo nuk do të sjellë verën e nxehtë, por me siguri pak diell."

Gazeta liberale vjeneze "Der Standard" shkruan për politikën e jashtme amerikane dhe bisedimet atomike në Gjenevë:

«Eskpertët iranianë që ndodheshin në stabin e planit të Havier Solanës nuk u çuditën pak kur mësuan se në bisedimet me iranianët në Gjenevë do të marrë pjesë Villiam Bërns. Ministrja e jashtme amerikane Kondoliza Rajs nënshkroi fillimisht propozimin e përmirësuar të perëndimit për Teheranin, pastaj menjëherë një sekretari amerikan shteti ju desh të ulet në një tavolinë me të dërguarit e mullahëve- "ky është një sinjal i fortë diplomatik," thuhet në zyrat e politikës së jashtme të Brukselit.

Forca normative e fakteve ka marrë rrugën, kurse pesha e ideologjisë neokonservative e adiministratës amerikane është në rënie. Bushit, zëvendësit të tij Dik Çeni dhe gjithë zogjve të tjerë fluturues neokonservatorë, që kanë punuar shumë në Shtëpinë e Bardhë për projektin ""New American Century", do tu duhet të largohen para fluturimit final për t`i lënë vendin të lirë pragmatikëve. Motoja e re mund të jerë : fakte në vend të ideologjisë.»

Gazeta konservatore e Parisit, «Le Figaro» shkruan të shtunën për udhëtimin evropian të kandidatit demokrat për president të SHBA-ve Barak Obama:

«Në Berlin, Paris dhe Londër sundon "Obamania" e mendimit publik. Obama e prezanton më mirë se sa kundërshtari i tij thyerjen me Xhorxh Bushin. Ai do të përshëndetet përzemërsisht në Evropë. Angela Merkel, Nicola Sarkozi dhe Gordon Braun do të presin një njeri që deri tani e ka drejtuar mirë varkën e tij. Pa dashur të ndërhyjmë ne vendimin që do të merret më 4 nëntor, mund të themi se për politikanët evropianë është e rëndësishme që t`i japin atij imazhin e një Evrope të bashkuar, që dëshiron të ndihmojë Amerikën, por që mbi të gjitha është e vëndosur të marrë përgjegjësinë e saj në botë"