1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Faqe interneti për sensibilizmin dhe edukimin e publikut europian

Antoni Puligen28 Qershor 2006

Shumë shpesh e drejta e konsumatorëve për të zgjedhur është një torturë e vërtetë. Për të lehtësuar këtë Komisioni i BE-së ka nisur një fushatë të rëndësishme informative për këtë çështje. Ideja është: të prezantohen në mënyrë të qartë situata juridike në fushën e konsumit si në nivel kombëtar ashtu edhe në shkallë evropiane.

https://p.dw.com/p/ArAm
Magazina KaDeWe në Berlin
Magazina KaDeWe në BerlinFotografi: ZB - Fotoreport

Ju keni blerë një impiant hi-fi dhe kur ktheheni në shtëpi shikoni se ai nuk punon; ose ju dëshëroni të rregjistroheni në sistem kreditimi jashtë vendit tuaj por nuk dini si të ta merrni atë. Cilat janë të drejtat tuaja si konsumatorë evropian? Këtyre pyetjeve synon t´u përgjigjet faqja e internetit Dolceta.eu, që financohet krejtësisht nga Komisioni i BE-së.

Arnaud Haeringer, referent në Universitetin Haute-Alsace në Mulhuze është njëri nga përgjegjësit e projektit. Sipas tij objektivi parësor i kësaj faqeje të internetit është t´i ofrojë një informacion më të qartë konsumatorëve evropianë. "Kur sot flitet për konsum në rradhë të parë aplikohet e drejta e vendit ku personi ndodhet por nga ana tjetër gjithnjë e më shumë edhe legjislacioni evropian. Kjo faqe interneti kombinon këto dy legjislacione. Në disa raste është legjislacioni evropian parësor por në raste të tjera ai kombëtar. Pra është shumë e komplikuar për përdoruesin. Dhe është kjo ku ne punojmë duke iu referuar gjithnjë teksteve në fuqi."

Faqja ofron gjithashtu edhe informaciome për problemet juridike mes vendeve anëtare. Kjo pasi kur kalon kufirin përpjekjet për sipërmarrje duken shumë të komplikuara. "Flitet shpesh për një rast të tillë: një gjerman që është me pushime dhe merr me qera një veturë në Francë dhe pastaj i ndodh një aksident në ishujt Baleare dhe që i duhet të riatdhesohet. Cili legjislacion zbatohet në këtë rast: ai spanjoll, francez apo gjerman? Cili sigurim ka përgjegjësinë? Kush do të paguajë? Kjo është shumë e komplikuar. Në sajë të faqes së Internetit mund të mësosh se si duhet vepruar në një rast të tillë."

Mbështetësi kryesor i prjektit është drejtoria e përgjithshme e "shëndetit dhe mbrojtja e konsumatorit" të BE-së. Roli i saj është të sigurojë që konsumatorit t´i ofrohet informacioni i domosdoshëm për të bërë zgjedhjet dhe për të ditur të veprojë si në supermaketin më të afërt ashtu edhe gjatë udhëtimeve të tij në vende të tjera të komunitetit ose në faqe interneti të vendeve të tjera.

Universitetet e Louvain-t dhe Haute-Alsace-ës i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtorisë së përgjithshme të shëndetit dhe mbrojtjes së konsumatorit për të realizuar një kurs interaktiv on-line për t´u ardhur në ndihmë konsumatorëve. Më shumë se 150 vetë punojnë në projekt dhe në përkthimin e tij në të gjitha gjuhët e vendeve të komunitetit. "Këto modalitete janë përkthyer dhe adaptuar nga 25 ekipe kombëtare nga të 25 vendet anëtare të BE-së. Kjo do të thotë se mund të gjenden ekzaktësisht të njëjtat leksione me të njëjtët objektivë në gjuhën e vendit përkatës dhe mbi të gjitha me referencat e teksteve kombëtare sipas legjislacionit përkatës."

Në faqen e internetit fillohet duke seleksionuar gjuhën që i intereson klientit. Në vazhdim drejtohesh ose për në faqen e të drejtave të konsumatorit ose drejt shërbimit financiar. Menjehërë pas kësaj dëgjohet shërbimi pedagogjik i Dolceta. Çdo shërbim është në tre versione sipas shkallës së njohurive të vizitorit. "Kjo ëshë njëkohësisht një faqe sensibilizimi dhe edukimi për të gjitha nivelet e publikut. Gjuha e faqes sonë është adaptuar për publikun që na viziton ne."

Dolceta.eu është e hapur zyrtarisht për publikun duke filluar nga 29 qershori, por që nga ai momnet dhe në vazhdim ambicjet janë që ajo të zmadhohet dhe të hapet edhe në fusha të tjera si higjena dhe siguria.