1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferencë në Berlin: Përgjegjësia për paqen

21 Maj 2017

Imazhi për fenë shpesh lidhet me fanatikët, sepse ata duke u mbështetur tek feja kryejnë atentate. Qeveria gjermane kërkon tani në një takim botëror në Berlin të mbështesë më shumë potencialin e feve për paqen.

https://p.dw.com/p/2dHkL
Deutschland - Konferenz "Friedensverantwortung der Religionen"
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Pedersen

Do të jetë një raund i përzgjedhur: Të hënën (22.05) ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel flet në Ministrinë e Jashtme në Berlin para përfaqësuesve të feve dhe klerikëve nga e gjithë bota: Irani, Afganistani, para përfaqësuesve të fesë hebraike, ipeshkëve katolikë, peshkopëve ortodoksë, pastorëve evangjelistë, anglikanë, koptë, bahaive, sufive, shiitëve dhe sunitëve: Ai flet para shumë burrave e pak grave.

„Pjesëmarrësit aty kanë autoritet dhe influencë në komunitete dhe angazhohen në punën e tyre për paqen në dhe mes shoqërive", thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme. Tema e konferencës me 100 të ftuar: „Përgjegjësia e feve për paqen."

Diplomacia gjermane del përtej kuadrit të aktorëve shtetërorë në skenën ndërkombëtare. Bërja e politikës së jashtme me aktorë-joshtetërorë është mjet plotësues i diplomacisë klasike. Për këtë në Ministrinë e Jashtme gjermane do të ngrihet një sektor i posaçëm.

Deutschland Berlin - Religionskonferenz am auswärtigen Amt: AM Gabriel spricht mit Teilnehmern
Fotografi: DW/J. Thurau

11. Shtatori 2001

Parahistoria e kësaj konference i ka gjurmët në atentatet terroriste të 11 Shtatorit në Nju Jork dhe Uashington. Ato e ndryshuar diplomacinë në të gjithë botën. Ministri i Jashtëm atëherë, Joshka Fischer vendosi për herë të parë një „të ngarkuar për dialogun me botën islame", në rangun e ambasadorit. Pas ndërrimit të pushtetit më 2005, u vendos një „i ngarkuar i posaçëm për dialogun mes kulturave” në Ministrinë e Jashtme. Më pas u krijua një departament i posaçëm për fenë, një shembull i ndjekur edhe nga ministri të tjera europiane.

Shkëmbim strukturor

Konferenca e tanishme nuk është „një zgjerim por një përpjekje e re", thuhet në Ministrinë e Jashtme. Bëhet fjalë për partneritete dhe projekte në hapësirën shoqërore-civile, atë para-politike, për herë të parë për një shkëmbim të strukturuar me aktorët fetarë. Sociologja e Universitetit të Heidelbergut, Ines-Jacqueline Werkner, që trajton temat e politikës ndërkombëtare e studimet e paqes kujton në këtë kontekst edhe „Marrëveshjen e Lisbonës" së BE. BE angazhohet aty për një dialog të hapur, transparent e të rregullt me kulturat – edhe kjo tregon vlerësimin për aktorët jo-politikë. Studiuesit e politikës ka kohë që e kërkojnë këtë.

„Në opinionin publik", thotë Werkner për Deutsche Welle, „kjo temë perceptohet shumë pak", për shkak të fesë si arsye e konflikteve. Por përgjegjësia për paqen e feve, luan një rol të rëndësishëm për diplomatët. Sidomos në rajonet e konfliktit aktorët fetarë janë personat e vetëm që gëzojnë reputacion në shoqëri të tilla, thotë ajo. Ata e njohin gjendjen dhe kanë lidhje me popullsinë lokale.

Frankfurter Allgemeine Forum 2017
Fotografi: DW/N. Jolkver

Konferenca që hap dyert të dielën në mbrëmje ofron edhe shembuj pozitiv. Mes të ftuarve ndodhet edhe Mauro Garofalo, që në komunitetin katolitk Sant Egidio është përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vitin 1992, aktorët e fesë, jashtë politikës arritën në Mozambik atë që nuk e arriti dot diplomacia botërore. Pas 16 vitesh luftë qytetarë me mbi 1 milionë viktima, ata ndërmjetësuan një marrëveshje të paqes me palëve në luftën qytetare.

Teatër e diplomaci

Jo më kot Ministria e Jashtme ka ftuar edhe përfaqësues komunalë nga fetë e ndryshme. Nga Sarajeva, dikur multifetare, e që dëshiron të ruajë diçka nga një traditë e tillë ka ardhur myftiu i madh i Bosnje-Hercegovinës dhe presidenti i komunitetit hebraik të vendit. Nga Guinea, arqipeshkvi i Conakryt dhe Imami i madh. Ministria e Jashtme në Berlin kërkon të mbështesë edhe më shumë fushën e kulturës. Kjo ministri dhe Teatrit Gorki në Berlin filluan projektin „Korrespondenca nga Berlini", në vitin 2016,  një seri debatesh për rendin e ri botëror dhe problemet që e shoqërojnë. Steinmeier, atëherë ministër i Jashtëm në fjalimin e tij bëri fjalë për ato forca „që kanë ndikim në lëvizjet e mëdha tektonike të modeleve e përfytyrimeve tona për rendin botëror". Steinmeier kërkoi angazhim „për një punë të vështirë për një rend të përbashkët". Një vit më vonë, ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel vazhdon në skenën botërore atë që Steinmeier në Teatrin Gorki e përmendi si laborator përpjekjesh.

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C