1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ferrari dominon Çmimin e Spanjës, në futboll Bajerni fitimtar

28 Prill 2008

Gara e djeshme për Çmimin e madh të Spanjës është shoqëruar me incidente gjatë xhirove

https://p.dw.com/p/Dpkd
Garë me emocioneFotografi: AP

Ferrari ka dominuar ne Çmimin e Madh të Spanjës duke zënë dy vendet e para. Kimi Raikonen ka arritur fitoren e dytë për këtë sezon, ndërkohë që pas tij është renditur shoku i skuadrës, Felipe Massa. Ky i fundit mori vendin e dytë qysh në start duke parakaluar Fernando Alonson me Renonë.

E gjithë gara e djeshme është shoqëruar me emocione të mëdha pasi ka pasur incidente të shumta, ku më i rrezikshmi ishte ai i Heiki Kovaloinen, i cili në xhiron e 27-të pati probleme me gomën e majtë. Vendi i tretë në këtë garë i ka takuar britanikut, Luis Hamiltonit, ndërsa në vendin e katërt u rendit, Robert Kubica me BMW dhe në të pestin australiani i Redbull Mark Veber.

Bundesliga

Në ndeshjet e bundesligës së zhvilluar dje, Bajerni i Mynihut ka fituar kundër Shtutgartit me rezultatin 4:1, duke forcuar edhe më shumë pozitat e fituesit të kampionatit gjerman. Deri në fund të sezonit, ekipit të Bajernit i duhet vetëm një pikë që të fitojë titullin kampion. Në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate, Leverkuzen -Volfsburg 2:2. Eintracht Frankfurt - Borussia Dortmund 1:1, Hamburger SV - Schalke 04 0:1, Karlsruher SC - Werder Bremen 3:3, Hannover 96 - Hertha BSC Berlin 2:2, Nürenberg - Arminia Bielefeld 2:2, Energie Cottbus - Hansa Rostock 2:1, VfL Bochum - MSV Duisburg 1:1, Bayern München - VfB Stuttgart 4:1.