1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festa e 28 Nëntorit në Shkup

Fatos Musliu28 Nëntor 2005

Për herë të parë me mbështetje të qeverisë maqedonase është festuar 28 Nëntori, dita e flamurit edhe në Shkup. Vihet gurthemeli i përmendores së Skënderbeut në Çarshinë e vjetër të Shkupit, ky shesh do të mbajë emrin Gjergj Kastrioti -Skënderbeu

https://p.dw.com/p/AqsP
Shkupi
ShkupiFotografi: dpa

Me rastin e 28 nentorit ditës së flamurit,pavarësisë dhe 600 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, qytetarët shqiptarë të Shkupit sot kanë vërshuar në të gjitha rrugët e qytetit duke valuar me flamurin kuq e zi në dorë. Që në orët e mëngjësit në të gjitha shkollat shqipe janë mbajtur orë letrare ku është folur dhe është recituar për këtë datë të rëndësishmë. Më pas shoqëritë kulturoro artistike "Ibe Palikuqi", "Emin Duraku" dhe "Besa" kanë defiluar në rrugët e kryeqytetit me veshje kombëtare duke interpretuar këngë e valle shqiptare. Meqë, për herë të parë në Maqedoni ligji lejon përdorimin e flamurit kombëtar në ato komuna ku shumica janë shqiptarë, në shumë ndërtesa private, institucione komunale, shitore e gjetiu valonte flamuri dykrerësh. Në Çarshinë e vjetër të Shkupit me rastin e 28 nëntorit është vënë gurthemeli i përmendores së Skënderbeut. Në fjalën e rastit kryetari i këshillit inicues dhe njeherit edhe kryetar i BDI-së Ali Ahmeti tha se pas Tiranës dhe Prishtinës edhe Shkupi mund te krenohet me përmendoren e Skënderbeut. Sheshi ku do të ndërtohet permendorja e Skënderbeut ishte i vogël për t'i pranuar mijëra e mijëra qytetarë që kishin dalë për të festuar këtë ditë historike.
"Jam tepër i gëzuar që sot po festojmë këtë ditë të rendësishme", " këtë ditë e kanë pritur edhe gjyshërit tone, jam tepër i gëzuar dhe deshiroj që kjo festë të festohet tradicionalisht" jane shprehur qytetarët.
Në organizim të komunës së Cairit me moton "Shkupi feston" , ne teatrin shqiptar është mbajtur ceremoni solemne ku fjalën e rastit ka mbajtur sekretari shtetëror në Ministrine e Kulturës kastriot Abdyli dhe kryetari i shoqatës së veteranëve të lutëtarëvë të UCK-së Fayli Veliu.
Manifestimi Kulturor për ditën e flamurit u përmblodh me një gala koncert të mbajtur në sheshin e posaemëruar Skëndërbeu ne Shkup.