1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festim i përbashkët dhe multikulturor - Ramazani në Gjermani

Vedat Acikgöz28 Tetor 2004

Gjatë Ramazanit familjet ftojnë njëra-tjetrin për të festuar në mbrëmje në mënyrën tradicionale. Jo vetëm në familje takohen myslimanët për këtë arsye, por edhe në xhami. Në Gjermani kjo merr shpesh natyrën e një organizimi multikulturor

https://p.dw.com/p/Ar5T


Më shumë se 500 vetë u mblodhën në oborrin e një xhamie në Köln. Mikpritës është Bashkimi islamik Turk. Ramazani në Gjermani kthehet shpesh në një ngjarje multikulturore, sepse përveç turqve, vijnë edhe myslimanë nga shtetet e tjera dhe miq gjermanë. Te gjithë presin me durim momentin e fillimit. Ushqimi shtrohet në një tendë të madhe, e ndërtuar posacërisht për Ramazanin. Kuzhinierë dhe ndihmës janë të gatshëm për sulm. Brenda 10 minutash duhet të serviret, që të gjithë mund të shijojnë gjellët e ngrohta. Edhe kuzhinieri Latif Özkan është pak i tencionuar. Ai shpjegon se cfarë ka në menu sot: "Sot ka supë me thjerrëza, qebap me patëllxhanë dhe oriz." Latif Özkani është kuzhinier në ministrinë e punëve fetare në Ankara. Vetëm për ditët e ramazanit ministria e dërgon nganjëherë në Gjermani. Pas kreshmës ai kthehet në atdheun e tij. Në Köln tani ai gatuan për më shumë se 500 persona. Prandaj për atë Ramazani është një sfidë e madhe. Shumë nga njerëzit këtu kanë një ritual të vecantë për të filluar me iftarin, vaktin e mbrëmjes. Ritualët jo rrallë varen nga prejardhja e njerëzve. Për Fadil Abida nga Maroku për shembull hurmat janë të domosdoshme. "është më mirë të filloj me hurma, sepse kanë shumë vitamina dhe janë shumë të ëmbla. Kreshmohet cdo ditë, prandaj trupi ka nevojë për ëmbëlsira."

Edhe për myslimanët, të cilët janë shumë besimtarë në Gjermani vlen: Gjatë 30 ditëve të Ramazanit nuk mund të hanë dhe pijnë gjatë ditës. Për një muaj njerëzit duhet të ndjejnë se çfarë do të thotë uri dhe etje. Edhe duhet të mëndojnë për ata, që vuajnë nga uria. Iftari në mbrëmje në fenë islame ka një kuptim të vecantë dhe vlen edhe në diasporë thotë Ridvan Çakir, krytari i Bashkisë Turk-islamik:

"Në fenë islame është një veprim i mirë të ftosh njerëzit e varfër për iftarin në mbrëmje. U bën një të mirë. Përveç kësaj kjo është përcaktuar në kulturën tonë turke. Njerëzit në Anadoll dëshirojnë gjithmonë mysafirë për iftarin, kjo i bën të lumtur. Dhe ne duam të vijojmë këtë traditë edhe në Gjermani."

Qysh nga viti 1998 Bashkimi Turk-islamik në Köln organizon iftarin e përbashkët: Për 30 ditë dhe falas për të gjithë. Në vitin e kaluar Bashkimi shpenzoi 19.000 € për këtë aksion. Çdo njeri mund të vijë për të ngrënë në mbrëmje, pavarësisht nga kombi dhe feja, thotë Ridvan Çakir:
"Nuk dimë, kush vjen në tendën tonë. Dhe kur them, nuk e dimë, kjo do të thotë, se ne edhe nuk jemi kureshtarë. Nuk ka rëndësi, kombësia apo gjuha e njerëzve, është e rëndësishme, që njerëzit nga kombe dhe fe të ndryshme të mblidhen këtu, të hanë bashkë dhe të njohin njëri-tjetrin. Ndoshta zhvillohen miqësi, të cilat më vonë vazhdohen. Ky është synimi ynë."

Vërtet në tendë ulen njerëzit nga kombet më të ndryshme prane njëri-tjetrit. Megjithatë Bashkësia është një organizatë turke, këtu ka sidomos studentë nga Maroku dhe Tunesia.
"Çështje kryesore është ndjenja, që jemi në shtëpi dhe që hamë më të tjerë. Kjo është çështja kryesore."

"Ndjehem si në shtëpi. Isha këtu edhe në vitin e kaluar. Dhe të ngrënët shijon. Gjithcka është mirë. Njerëzit i njohim tashmë. Dhe kur kemi ngrënë, mund të lutemi këtu."
Ndërsa disa akoma hanë supën me thjerrëza, njëri nga ndihmësit thotë lutje e përbashkët. Për të falendëruar Zotin për ushqimin.
Pas të ngrënit shumica e njerëzvë shkojnë në dhomën e lutjes - dhe pastaj për një çaj turk në shtëpinë e çajit aty pranë.