1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillim i ri dhe shpresa të reja

Johannes Duhrov15 Dhjetor 2005

Sunitët irakianë marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare

https://p.dw.com/p/Aqh9
Fotografi: AP

Në Irak sot u zhvilluan zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, që prej rrëzimit të Sadam Huseinit. Rreth 15 milionë qytetarë u futan te marrin pjesë në votim. Qindramijëra forca irakiane të sigurisë dhe ushtarë amerikanë janë në veprim, për të penguar aktet e dhunës. Megjithatë pak pas hapjes së lokaleve zgjedhore në Bagdad dhe qytete të tjera pati shpërthime. Me tension pritej edhe pjesëmarrja e sunitëve, të cilët i druhen dominancës së shiitëve dhe prandaj patën bojkotuar zgjedhjet provizore në janar.

11 ditë pasi presidenti amerikan Bush kishte shpallur fitoren në luftën në Irak, iu desh të theksonte se gjërat nuk po shkonin, ashtu siç i kishte menduar. Brenda natës u zëvendësua gjenerali në pension Jay Garner, që pak më parë ishte emëruar si administratori i parë amerikan në Irak. Garnër sic duket u bë viktimë e intrigave në Shtëpinë e Bardhë, por një gjë dihet se ushtaraku do t´i kishte trajtuar gjërat ndryshe nga Paul Bremer diplomati i ftohtë, i cili tani e tutje do të ishte administratori i presidentit në Bagdad.


Garner që në fillim kishte këmbëngulur që t´u jepte irakianëve sa më shumë kompetenca. Ai përzihej me udhëheqësit e fiseve, përpiqej t´i bindte për avantazhet e një demokratizimi të shpejtë, por në Shtëpinë e Bardhë, kjo nuk pëlqehej. Atje donin të hapnin rrugën për një ndikim të vazhdueshëm në Irak. Për këtë arsye Bremer më vonë fshiu me fshesë të hekurt, strukturat e vjetra si partinë në pushtet, ushtrinë. Pjesë të mëdha të administratës u shkatërruan, në vend të tyre duhej të vinin forca të reja, që të punonin me bindje në interes të amerikanëve.
"Autoriteti provizor i koalicionit" nën drejtimin e Paul Bremer emëroi një këshill qeveritar me perfaqësues të zgjedhur nga të gjitha fiset dhe bashkësitë fetare. Bremer vazhdonte të ushtronte pushtet absolut. Në mars 2004 këshilli qeveritar nënshkroi projektin e parë të një kushtetute provizore, që duhej të zëvendesonte kushtetutën e Sadam Huseinit.

Me kohë u shtua presioni për mbajtjen e zgjedhjeve. Një motor i fuqishëm ishte kreu fetar i shiiteve Ajatollahu i madh, Ali Sistani. Ai u bëri thirrje shiiteve për qetësi, sepse zgjedhjet do t´u jepnin pushtetin, meqë përbëjnë 60% të popullsisë. Uashingtonit nuk do t´i pëlqente marrja e pushtetit nga shiitët, sepse njiheshin lidhjet e tyre me Iranin. Por në fund ai pranoi, që ta linte sovranitetin në duar në irakianëve.


Më 30 qershor 2004 këshilli qeveritar u shpërbë dhe në vend të tij erdhi qeveria provizore për të përgatitur zgjedhjet e pranverës 2005. Kështu erdhi edhe fundi i regjencës së Paul Bremerit. Pasardhësi i tij u bë ish ambasadori i SHBA-ve në OKB, John Negroponte. Megjithë dhunën qeveria provizore mund të përgatisë zgjedhjet për 30 janar 2005. Për herë të parë Iraku pati një parlament nga zgjedhjet e lira dhe një qeveri të re. Por të dyja nuk ishin institucione përfundimtare. Qeveria e re provizore duhej të përgatiste kushtetutën dhe pastaj të mbante zgjedhjeet me 15 dhjetor në bazë të kushtetutës së re.

Në janar shumica e sunitëve u distancuan nga zgjedhjet, asnjë sunit nuk u zgjodh në parlament. Gazi al Yawar zvpresidenti i deritanishem në Irak thotë:
"Mendoj se për arabet sunitë ka shumë rëndësi që të përfaqësohen në parlament. Prandaj mendoj se një pjesë e madhe e sunitëve është për zgjedhjet. Asnjë irakian që mendon qartë nuk do t´i sabotonte këto zgjedhje."

Edhe kryengritësit irakianë nuk duan të pengojnë zgjedhjet. Një grup ka kërcënuar madje terroristët e jordanezit Al Zarkuawi. Nëqoftëse Al Kaida, siç ka deklaruar, do të sulmojë qëndrat zgjedhore, ai do t´i mbrojë zgjedhësit, thuhej në deklaratë.
Fundjavën e kaluar të gjithë klerikët sunitë kanë predikuar për të shkuar në zgjedhje. "Merreni si detyrë fetare dhe si ligj" e shkoni të votoni."

Sunitët nderkohë janë pajtuar me idenë se votimet nuk do t´ia heqin të gjithë pushtetin dhe sipas anketimeve të fundit shumë irakianë tregojnë optimizëm se situata do të përmirësohet. Së paku në qytete do të shkojnë të votojnë deri në 90% e suniteve. Një burrë thotë: "Ky është një fillim i ri dhe shpresë e re për cdo irakian, është bekim."
Një grua shprehet: "Këtë ditë e kam dëshëruar gjatë gjithë jetës." "Dëshëroj që Iraku të kthehet në një demokraci të vertetë, në të cilën nuk ka vend për përjashtim etnik dhe fetar." thotë një tjetër