1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillim i vështirë - punë për refugjatët

Volker Witting 19 Gusht 2016

Ata janë kryesisht të rinj, meshkuj dhe mjaft të motivuar, por nuk është e thjeshtë të gjendet një vend pune për refugjatët. Ky është rezultati i një studimi të Institutit të Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin.

https://p.dw.com/p/1Jl9A
Deutschland Wirtschaft will Flüchtlinge leichter in Jobs bringen (Symbolbild)
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Pleul

Kay Kornatzki mbetet optimist: "Po, ne do t'ia dalim", i thotë ai Deutsche Welles, duke cituar fjalët e kancelares. Ai është drejtor ekzekutiv i një punishteje për mësimin e zanateve që kanë të bëjnë me ndërtimin. Që nga muaji mars këtu mësojnë 13 refugjatë për ndërtimet në thellësi, në lartësi si dhe bazat e mjeshtërisë së ndërtimit. Kjo është një nismë e shoqatës së profesioneve të sektorit të ndërtimit. "Pika kyçe tek refugjatët është gjuha", shpjegon Kornatzki, në punishten mësimore, që tani duket paksa e zbrazur. Shumë nga nxënësit ndërkohë kanë shkuar në pushimet e verës ose për praktika.

Deutschland Kay Kornatzki, Geschäftsführer Lehrbauhof in Berlin
Kay Kornatzki, drejtor ekzekutiv i një punishteje për mësimin e zanateve që kanë të bëjnë me ndërtiminFotografi: DW/V. Witting

Në mars këtu 13 refugjatë, që u përzgjodhën nga njëqind gjithsej, nisën një kuafilim të shpejtë për zanate si murator, marangoz si dhe kurset e gjermanishtes. Në Berlin ka shumë nevojë për punëtroë ndërtimi. Vetëm në vitet e ardhëshme në kryeqytet do të ndërtohen mbi 100.000 banesa. "Ne kemi nevojë ëpr këdo", thotë Kornatzki. "Por mungesa e punonjësve të kualifikuar në Gjermani nuk mund të kompensohet vetëm nga refugjatët."

Pengesa burokratike

Kornatazki dhe iniciativës së tij i dalin gjithnjë e më shumë pengesa burokratike gjatë punës me refugjatët. Nga 13 refugjatë që aikishte në kujdestari, tani kanë mbetur vetëm shtatë. "Të tjerët i tërhoqën për kurse integrimi." Këto kurse shtetërore janë të detyrueshme për refugjatët. Atje ata mësojnë gjermanisht dhe marrin një orientim bazë. Kjo është katastrofale për Kornatzki dhe nismën e tij, sepse refugjatët e rinj kësisoj shkëputen nga projekti i tij. "Një kualifikim i përshtatshëm krahas kurseve të integrimit duhet të garantohet në perspektivë afatgjatë, por tani për tani një gjë e tillë është ende e vështirë."

Sprachkurs für Flüchtlinge aus Syrien Eritrea Iran Irak Deutschkurs Deutsch lernen
Fotografi: picture-alliance/dpa/H.Schmidt

Pë rtë tilla probleme burokratike tërheqin vazhdimisht vëmendjen punonjësit e dhjetë nismave për refugjatët, të cilat janë hulumtuar së fundi, vë në dukje autori kryesor i studimit "An die Arbeit", Reiner Klingholz nga Institutii Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin. Ai dhe punonjësit e tij kanë parë me kujdes se si funksionon në Gjermani integrimi në punë dhe se sa të rëndësishmejanë për këtë nismat për refugjatët.

Nismat lokale janë të sukseshme në ndërmjestësimin e vendeve të punës

Rreth 800.000 vetë vitin e kaluar kanë ardhur si refugjatë në Gjermani. Tre të katërtat e tyre janë nën 30 vjeç, shumica janë meshkuj. Por parashikimi "sot refugjat - nesër një punë të re", nuk është realist, thotë Klingholz. Vetëm rreth dy përqind e migrantëve flasin gjermanisht dhe vetëm pak prej tyre kanë një kualifikim profesional apo ndonjë shkollim tjetër të rregullt. "Veç kësaj shumica duan mundësisht sa më shpejt të fitojnë para", nënvizon Klingholz. T'u bësh të qartë refugjatëve se pa kualifikim profesional sipas standardeve gjermane nuk ke perspektivë për një punë të mirë, kjo është e vështirë.

Symbolbild Flüchtlinge als Fachkräfte
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Hoppe

Në vitin e parë të qendrimit mesatarisht gjejnë punë vetëm tetë përqind e azilkërkuesve. Edhe sipërmarrjet e mëdha janë për kancelarenmjaft të ngurta. Nisma për refugjatët "Ne së bashku", në të cilën bashkëveprojnë rreth 100 sipërmarrje gjermane, deri tani ka punësuar vetëm 450 refugjatë. Kancelarja do ta ndryshojë këtë dhe do ta shqyrtojë hapur çështjen. Në me stë shtatorit ajo në samitin për refugjatët me kryetarët e kryesivetë sipërmarrjeve kryesore gjermane synon t'i sensibilizojë ata, në mënyrë që të ofrojnë më shumë vende për kualifikim dhe punësim të refugjatëve.