1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CL-Finale: Bayern verliert gegen Inter

23 Maj 2010

Në finalen e Ligës së Kampioneve u gjendën përballë njëri tjetrit Bajerni i Mynihut dhe Interi i Milanos. Të dy ekipet kishin shancin të merrnin edhe një çmim tjetër, pas Kampionatit dhe Kupës.

https://p.dw.com/p/NVBk
Finalja e Ligës së Kampioneve, Bajerni kundër Milanit.
Finalja e Ligës së Kampioneve, Bajerni kundër Milanit.Fotografi: picture-alliance/dpa

Nuk ia doli mbanë. Interi i Milanos ishte kundërshtar i fortë, siç dhe pritej dhe në këtë ndeshje mbase pak më i fortë se Bajerni. Mynihasit humbën me rezultatin 0:2 (0:1).

Mbrojtësi Philip Lahm përpiqet të shpjegojë: "Unë mendoj se në pjesën e parë të lojës ne patëm shumë frikë. Ne nuk luajtëm me guximin që kemi luajtur javën e kaluara. Pastaj, ne morrëm një goditje në pjesën e parë të lojës, dhe në pjesën e dytë edhe një tjetër. Kështu humben ndeshje të tilla të rëndësishme. Ne kemi në ekip shumë lojtarë të rinj, që ndodheshin për herë të parë në një finale të tillë. Vetëm kështu mund ta shpjegojmë humbjen tonë."

Diego Milito
Diego MilitoFotografi: AP

Bavarëzët e patën të vështirë të bënin lojën e tyre, për shkak të mbrojtjes së ngjeshur të milanezëve. Robben ishte shumë i zellshëm, por asnjë nga përpjekjet e tij nuk mbërriti objektivin. Kur Bajerni kaloi në superioritet, pasoi një dush i ftohtë: Pas një kundërsulmi të shpejtë Milito shënon golin e parë në minutën e 35-të duke e gjetur mbrojtjen e Bajernit të papërgatitur. Megjithatë fajin për humbjen kapiteni Marx van Bommel nuk ia jep mbrojtjes: "Ne e humbëm finalen. Nuk ka rëndësi kush e bëri gabimin, ne luajtëm të gjithë bashkë."

Pas rifutjes së topit në lojë, Myller pati një shanc të madh dhe mund ta kthente lojën në favor të Mynihut, por ai e humbi atë. Në minutën e 70-të u morr vendimi. Milito hapi sërish një sulm të gjatë dhe u kthye në lojtarin vendimtar të lojës. Por rezultati ishte i drejtë, thotë trajneri i Bajernit: Louis van Gaal: "Ne e merituam humbjen, kështu mendoj edhe unë. Forma duhet të jetë shumë e mirë, kur do të fitosh ndaj Interit. Dhe ne sot nuk ishim në formë të tillë."

Interi i Milanos, fiton kupën
Interi i Milanos, fiton kupënFotografi: AP

Kështu Bajerni humbi një shans historik. Nëse do të kishte fituar do të kishte qenë ekipi i parë gjerman që do të kish arritur fitoren e trefishtë, Kampionatin, Kupën dhe Kupën Evropiane.

Për t'ia kaluar Italisë në vlerësimin pesëvjeçar të UEFA-s dhe për t'i siguruar në këtë mënyrë Bundesligës duke filluar nga 2011-a një vend për një ekip të katërt pjesëmarrës në Champions League, duhet të ishte arritur të paktën gjuajtja e njëmbëdhjetmetërshave kundër Interit.

Ëndërrat e tij i realizoi José Mourinho, i cili fitoi për herë të dytë pas vitit 2004 Ligën ë Kampioneve. Për të ishte dhe ndeshja e fundit me Milanon. Direkt pas ndeshjes ai bëri të ditur se do të shkojë tek Reali i Madridit.

Autor: Andreas Ziemons/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika Kelmendi