1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fisheri: Marreveshja e Ohrit merite e Robertsonit dhe Solanes- Robertsoni ndahet nga Berlini zyrtar

Anila Shuka4 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/Aqw7

Sekretari i pergjithshem i Nato-s, Lordi Xhorxh Robertson, u shpreh te henen (03.11.2003) ne Berlin per forcimin e marredhenieve mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Robertson vizitoi per here te fundit Gjermanine nga pozita e shefit te NATO-s dhe u takua me kreun e qeverise gjermane, mes te tjerash edhe me ministrin e jashtem Joshka Fisher.

"Dua ta falenderoj edhe një herë nga zemra Xhorxh Robertsonin, për atë çka ka arritur ne Ballkan se bashku me Havier Solanen," theksoi ministri gjerman i puneve te jashtme, mbas takimit me Robertsonin. Fisheri e cilesoi marreveshjen e Ohrit, qe "vuri bazat per parandalimin e nje lufte te tmerrshme, nga ato qe i kemi pare tashme ne ish-Jugosllavi", si merite te Robertsonit e Solanes e bashkepuntoreve te tyre. Pikerisht ky sukses i arritur ne Maqedoni eshte, sipas ministrit te jashtem te Gjermanise, deshmi per bashkepunimin e ngushte mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Sekretari i pergjithshem i Aleances Ushtarake Atlantiko-Veriore,

Xhorxh Robertson, nga ana e tij e vleresoi rendesine e reformave strukturore qe po ndermerr ushtria gjermane per forcimin e NATO-s, si nje organizate efektive per garantimin e sigurise dhe stabilitetit ne bote. Ai premtoi se edhe ne keto gjashte jave qe i kane mbetur do te angazhohet per forcimn e marredhenieve EU - NATO, te cilat aktualisht i ngjajne me teper "nje afere se sa nje martese te perjetshme" - u shpreh ish-ministri britanik i mbrojtjes. Mesazhi qe la ai: "NATO-ja duhet te mbetet nje organizate e dobishme per sigurine ne bote, e lidhur me Bashkimin Evropian, Rusine, Ukrainen dhe vendet e Kaukazit e te Azise Qendrore, e roli i rendesishem i Gjermanise ndodhet ne krye te axhendes."