1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitore e shqiptarëve ndaj Luksemburgut

Deutsche Welle4 Qershor 2007

Zidan, kontratë me Hamburgun

https://p.dw.com/p/AsIH
Muhamed Zidan
Muhamed ZidanFotografi: picture alliance / dpa


Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për EURO 2008. Kombetarja e Shqipërisë ka arritur të fitojë me rezultatin 2 me 0 ndaj skuadrës së Luksemburgut. Fitorja në "Qemal Stafa", i ka dhënë tre pikë kombëtares kuq e zi ,duke e ngritur një vend në renditjen në grup.

Futbollisti i kombëtares së Egjiptit, Mahamed Zidan ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e Hamburgut. 25-vjeçari Zidan, i cili shënoi në edicionin e kaluar 13 gola me bluzën e Maincit në 15 ndeshjet e fundit, në klubin e ri do të fitojë 2,3 milionë euro për edicion. "Ai është një lojtar të cilin e kemi dëshiruar dhe ndjehemi shumë të lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës sonë", ka theksuar drejtori sportiv i Hamburgut, Ditmar Biersdorfer. Hamburgu, edicionin e përfunduar javë më parë, e mbylli në pozicionin e shtatë në tabelën e bundesligës.