1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcimi i FPÖ në Vjenë - vetëm një hematomë për demokracinë

Karla Engelhardt12 Tetor 2015

Para krizës së refugjatëve FPÖ-ja e djathtë në Austri ishte forcuar, por nga zdhedhjet në Vjenë ajo doli edhe më e fortë. Por vjenezët i trëmben më shumë FPÖ se sa krizës së refugjatëve, mendon Karla Engelhard.

https://p.dw.com/p/1GmhB
Österreich Wahlen Landtag Wien
Fotografi: picture-alliance/APA/H. Pfarrhofer

Jo një "Revolucion Tetori", as ndonjë mrekulli të kaltër, por vetëm një hematomë mavi pësuan socialdemokratët në Vjenë. Ata humbën vota të zgjedhësve. Partia Austriake e Lirisë (FPÖ) po i ndjek ata këmba këmbës.

Këto rezultate zgjedhjesh, që janë si një test për frymën elektorale në kryeqytetet europiane, janë shqetësuese. Zgjedhjet e para në një metropol europian që pas shpërthimit të krizës së refugjatëve u mbyllën me një rezultat të ngushtë.

Vjena është në epiqendër të kësaj krize. Katër javët e shkuara kanë kaluar rreth 300.000 refugjatë përmes Austrisë - se sa është shifra e saktë nuk mund ta thotë askush. Shumica duan të vijinë në Gjermani. Në fillim të korrikut 2015 Vjena strehonte rreth 105.000 njerëz, që ishin në arrati. Në këndvështrim relativ Austria ka pranuar më shumë refugjatë, se Gjermania. Kjo tashmë ka kohë që i përket së shkuarës.

Karla Engelhard
Karla EngelhardFotografi: picture-alliance/dpa/H. Galuschka

Të djathtët përfitiojnë nga kriza

Kriza e refeugjatëeve qysh atëherë po shfrytëzohet prej të djathtëve në mbarë Europën, veçanërisht në Vjenë. Vjena qeveriset prej shumë kohësh nga socialdemokratët dhe është shndërruar madje në një vitrinë të politikës sociale. Në sondazhet ndërkombëtare për cilësinë e jetesës Vjena renditet shpesh ndër vendet e parë.

Partia populiste e djathtë FPÖ ka qenë e fortë edhe para krizës së refugjatëve, por tani ajo e ka të qartë se si mund të forcohet edhe më shumë. Ajo nuk mbledh më pikë me parrullat ksenofobe por me shprehje të tilla si "realizëm shqetësimi", që mund të përdoret në shumë mënyra. Një "po, por"- ksenofobi nën moto: "S'kemi gjë kundër humanizmit ndaj refugjatëve të vërtetë, por ne nuk do ta përballojmë këtë dyndje të re popullsie." Ata që mendojnë se kjo është e bëshme, janë njerëz të mirë naivë, ose kancelarja gjermane.

Frikë apo indinjatë lidhur me temën e azilit

Me këtë FPÖ-ja i flet edhe qendrës, pa e humbur bazën ksenofobe të saj. Sipas sondazheve 80 përqind e austriakëve kanë frikë ose indinjatë kur bëhet fjalë për temën e refugjatëve dhe të azilit. Indinjata drejtohet kryesisht kundër elitave politike në vend. FPÖ-ja në këtë kontekst shfaqet si forcë, e cila çliron prej të dyja shqetësimeve.

Në Austri nuk digjen strehimore azilantësh - dhe Heinz-Christian Strache sheh tek partia e tij lëvizjen e vërtetë Pegida (lëvizja në Gjermani kundër islamizmit të Perëndimit) . Edhe sikur partitë e etabluara popullore të duan ta parakalojnë FPÖ djathtas duke ashpërsuar ligjin e azilit apo duke vendosur kontrollet kufitare në panik, tek e fundit të pakënaqurit do të zgjedhin origjinalin, pra FPÖ, siç dëshmon rritja dukshëm e saj në tre zgjedhje landesh. Në Vjenë socialdemokratët patën fat, sepse shumë vjeneze dhe vjenezë i trëmben ndryshimeve dhe i trëmben më shumë FPÖ-së se sa krizës së refugjatëve.

Në një shtet social me nivel shumë të lartë dhe në qytetet më të preferuar për jetesë në botë vlen parimi: kush ka shumë, mund të humbasë shumë. Kësaj here demokracia shpëtoi vetëm me një hematomë nga goditja.