1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forumi politik i Kosovës bëhet me grupin e ekspertëve

Fadil Gashi, Prishtinë18 Qershor 2005

Derisa dita kur mund të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e statusit final po afrohet, Qeveria e Kosovës dhe partitë politike po bëjnë përpjekje që të jenë sa më të përgatitura për negociatat prej të cilave do të varet e ardhmja e Kosovës. Kështu, deri në fund të muajit pritet të formohet edhe grupi i ekspertëve që do të këshillojë Forumin Gjithëpërfshirës të Kosovës. Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Daut Dauti, grupi i ekspertëve do të ketë një rol të madh. Ata do të udhëheqin aspektin teknik gjatë negociatave për statusin final të Kosovës dhe do të jenë të inkuadruar thellë në prcesin procedural të tyre. Grupi i ekspertëve do të përbëhet nga një përfaqësues i partive

https://p.dw.com/p/AqkQ

politike, por edhe nga ekspertë të pavarur

Shumë shpejt në ndihmë Forumit politik të Kosovës do ti vijë një grup ekspertësh poltikë që do të këshillojë lidershipin e Kosovës gjatë procesit të negociatave për statusin final të Kosovës që pritet të hapen në vjeshtë të këtij viti, nëse raporti i të dërguarit të posaçëm për vlerësimin e standardeve Kai Eide do të jetë pozitiv. Ky fakt flet se Institucionet e Kosovës dhe subjektet politike, në negociata për statusin e ardhshëm të Kosovës duan të hyjnë të përgatitur plotësisht më platformën për pavarësinë Kosovës. Njoftimi për formimin e grupit të ekspertëve doli nga takimi i fundit i kryeminsitrit Bajram Kosumi me zëvendësadministratorin e UNMIK-ut Lari Rosin. Për rolin që Grupi i ekspertëve do të luajë në procesin e negociatave Daut Dauti, zëdhënës i Qeverisë thotë:

“Roli do të jetë i madh. Ata do të udhëheqin aspektin teknik me negociatat. Do të jenë ekspertë të angazhuar thellësisht në punët kryesore në procesion negociator, apo të dialogut me Beogradin. Ky grup ekspertësh do të veprojë i pavarur, që do të thotë se kanë të drejtën të marrin disa vendime pa ndikim dhe kontroll nga jashtë. Megjithatë, është e rregulluar edhe institucioni i përgjegjësisë që ka ky grup ka ndaj institucioneve. Do të thotë, institucionet nuk do lihen jashtë procesit të vendosjes dhe në një mënyrë Qeveria do të jetë një lloj organi mbikqyrës i grupit të ekspertëve, pasi ajo mund të quhet edhe punëdhënësi i tyre.”

Ndonës ende nuk është vendosur për përbërjen e grupit të ekspertëve, Qeveria e Kosovës tashmë ka idenë se si do të duket ajo. Daut Dauti:

“ Përbërja ende nuk është finalizuar, mirëpo ajo do të ketë pamjen e tillë sipas së cilës grupi do të ketë nga një përfaqësues të partive politike, mirëpo brenda besohet të ketë më tepër ekspertë të fushave të ndryshme të papartishëm dhe që nuk bëjnë pjesë në organet e institucioneve të Kosovës.”

Për grupin e ekspertëve që do ta këshillojë Forumin poiltikë, janë pajtuar edhe subjektet pjesëmarrëse në forum. Ekziston mendimi se ky grup ekspertësh do të lehtësojë shumë punën e palës kosovare në negociata për statatusin final. Grupi i ekspertëve në punën e tij këshilluese do të jetë i pavarur dhe imun nga ndikimet politike të partive. Sipas burimve në Qeverinë e Kosovës, Grupi i ekspertëve do të jetë megjithatë nën kontrollin e Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Presidencës së Kosovës. Puna e grupit të eksperëtve prite të fillojë në fund të këtij muaji.